VIDEO/ Këlliçi: Ne nuk do të ndalemi derisa Veliaj të mbaj përgjegjësi për krimet e tij

20:18, 06/05/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi në fjalën e tij në Rrugën e Shpresës është shprehur se beteja kundër Veliat nuk do të ndalet nëse nuk largohet nga bashkia e Tiranës.

Këlliçi ka theksuar se në takimet e zhvilluar sot me qytetarët fjala e parë që ata thonin është kur do të largohet Veliaj.

Sot kam pasur mundësinë të takoj me qindra qytetar të Tiranës duke filluar nga zemra e qytetit e jam shtrirë deri në Dajt së bashku me Klevis Balliun dhe fjala e tyre ishte që me zor presim që të shporret Veliaj.

Sot në mënyrën më të turpshme tha që kam kohë që po pres thirrjen e SPAK dhe shkova vetë aty pasi kam kohë që pres të bashkëpunoj me kolegët e mi e kjo është thënë në momentin kur SPAK i dërgoi fletëthirrjen e tretë ose ndryshe do të shoqërohej me forcë.

Ky mashtrues ordiner i cili ngriti fabulën se në Kavajë një grua shtatëzanë është dhunuar dhe nga kjo ka abortuar e këto fjalë vijnë vetëm nga një njeri i cili ka probleme të thella psikiatrike.

Ne i bëjmë thirrje Veliajt se ne nuk do të ndalemi pa mbajtur përgjegjësi një më një për të gjitha paratë që ke vjedhur nga taksat e qytetarëve dhe do të mbajë përgjegjëjsi për vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj do të mbajë përgjegjësi për lidhjet e tij me mafian dhe Ndraghetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco