Shkarkimi i Escobar Nezir Kraki: Escobar me një qasje totalisht në disfavor të interesave amerikane në Ballkan

20:19, 06/05/2024
A+ Aa A-

Nezir Kraki pedagog në Universitetin e Parisit,  i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi shkarkimin e Escobar, dhe dritëhijet pas vendimit në SHBA.

Komenti im është ai që ka qenë nga fillimi kam pasur të njëjtin mendim.

Analiza e fenomeneve politike kur bëhet pa interesa personale, pa anime duhet t'i rezistoj e kohës.

Un jam studiues i fenomeneve politike, nuk jam argat i partive politike as në Kosovë as në Shqipëri dhe normalisht se kur flas diçka e angazhoj integritetin tim profesional, dhe nuk flas pa i marrë parasysh disa gjëra.

Normalisht që zoti Escobar është formuar diplomatikisht dhe politikisht në sferën sllave , këto 20 vitet e fundit ai ka qenë ekskluzivisht në sferën sllave dhe ka qenë dhe mbetet mik i ekipit që është në listën e zezë amerikane, dhe flet serbishten më mirë se ata ashtu dhe Lajçak, qe do thotë këta të dy janë gjendur në situatë.

Zoti Lajçak është organikisht anti-kosovë i mobilizuar kundër pavarësisë së Kosovës që në fillim , i pabindur asnjëherë se Kosova kishte të drejtë të divorcohej nga Serbia dhe u gjet ai të fliste për Kosovën, u gjet panjolli tjetër Borell, edhe ai anti-Kosovë, dhe erdhi ky amerikani Escobar me një qasje totalisht në disfavor të interesave amerikane në Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco