Basha: Platformë Europiane për Shqipërinë, do të nxjerrim kriminelët nga Parlamenti, bashkitë dhe ekonomia...

Basha: Platformë Europiane për Shqipërinë, do të nxjerrim kriminelët nga Parlamenti, bashkitë dhe ekonomia...

14:11, 22/08/2019

Kreu demokrat Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit ambasadlorin e ri gjerman Peter Zingraf.

Sipas kreut të opozitës Prokuroria po mbron politikanët e korruptuar. Ai ju referua dosjes 184 duke lëshuar akuza ndaj deputetëve të rilindjes si të përfshirë në korrupsion dhe manipulim zgjdhjesh.

Ai kërkoi një proces zgjedhor te mbikqyrur nga një qeveri që nuk mund të jetë e lidhur me krimin.

Gjatë javëve në vijim do të shpalosim një platformë për një Shqipëri si gjithë Europa, si një plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuara duke mbyllur përsori derën e Europës për Shqipërinë e duke futur ekonominë në një krizë më të thellë. Kjo për të nxjerrë kriminletë nga parlamenti, bashkitë dhe ekonomia.

Dhe për t’ja kthejme institucionet rrugët dhe sheshet e shqipërisë, shqiptarëve.

Koha nuk pret, Shkodra, Vora dhe kthimi i Prokurorisë në një shtojcë të Organizatës kriminale të Rilindjes tregon se duhet të dalim nga kjo situatë një orë e më parë.

Ja i plotë prononcimi për mediat i kryetarit te PD Lulzim  Basha:

Pyetje: Prokuroria e krimeve të rënda ka deklaruar moskompetencën për sa i përket dosjes 184, duke ia deleguar hetimin për vjedhjen e votave prokurorisë së Dibrës. Komenti juaj?

Basha: Ky është një veprim i dy katicave, të prokurorisë së përgjithshme dhe prokurorisë së krimeve të rënda, katica e Prokurorisë së Përgjithshme dhe katica e Krimeve të Rënda po veprojnë, siç kemi thënë edhe më parë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të “Rilindjes”, ato janë aty për t’i mbrojtur dhe jo për t’i çuar përpara ligjit politikanët që janë kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve, apo duke vjedhur votat e shqiptarëe në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç tregon dosja 184. Guximi që kanë marrë, përpjekja për të mbyllur diçka që tashmë e ka marrë vesh e gjithë bota, e gjithë Evropa, përmes publikimeve të gazetës më të madhe gjermane Bild, tregon që dëshpërimi i Edi Ramës dhe i organizatës së tij kriminale është i tillë saqë ka vendosur t’i shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij, siç janë Arta Marku dhe Donika Prela, dy katicat e tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejt vetëflijimit, sepse me veprimet që kanë ndërmarrë sot, të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, s’kanë bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa shpërdorim detyre, me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit, dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Pra, të dyja, prej këtij momenti, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Prandaj po them që kanë zgjedhur dhe e meritojnë plotësisht që këtej e tutje të quhen Katicat e Shqipërisë. E njihni se kush është Katica apo jo? Prokurorja speciale që u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut, për shkak të aferës korruptive që u zbulua nga mediat në vendin fqinj. 

Në thelb këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës dhe të organizatës së tij kriminale. Shikoni çfarë ka ndodhur, ka rikthyer në krye të Partisë Socialiste Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të partnerëe tanë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe bashkë me të, caktuan, në dijeni të plotë, një kriminel të dëbuar nga Italia, kandidat për bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë që ky njeri sot duhej të ndiqej penalisht, sepse vetë mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit, përbën vepër penale, prokuroria, në vend që të bëjë këtë, përpiqet të mbyllë dosjen 184, dhe ta mbyllë mundësisht para se të krijohet SPAK-u. 

Një tjetër rast i rëndë është sjellë në vëmendjen e publikut nga Partia Demokratike, ky është rasti i Agim Kajmakut, një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi, për të cilin po kështu, Edi Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë socialiste, kanë patur dijeni të plotë. Në të njëjtën mënyrë si Valdrin Pjetri, edhe Agim Kajmaku sot ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj. Fakti është se Agim Kajmaku është një person me precedentë penalë të hapur me drejtësinë greke, dhe ky është një fakt i ditur nga Edi Rama, është një fakt i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë, dhe ka zgjedhur prapëseprapë të vazhdojë të kandidojë një person tjetër me precedentë penalë, në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit. Pyetja që shtrohet këtu është: Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë? A nuk është kjo një provë tjetër, unë do të thoja fundore, se kriza e thellë ekonomike në Shqipëri, kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri kanë një burim, kriminalizimin e plotë të politikës, me Edi Ramën në krye, që ai përfundimisht nuk përfaqëson më asgjë, as interesat e socialistëve të thjeshtë, por interesat e kriminelëve, nga trafikantët dhe lordët e baronët e drogës, deri tek kriminelët e tjerë që kanë kandiduar për bashkinë, apo që i ka futur në parlament. 

Padyshim, përgjigjja e vetme për këtë është çlirimi i politikës nga krimi, është çlirimi nga kjo klikë kriminale, përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore, në përbërje të së cilës nuk mund të ketë as persona të lidhur me krimin dhe as persona përgjegjës për lidhje të tmerrshme me krimin, që Edi Rama dhe kupola e “Rilindjes” u servirën shqiptarëve këto 6 vite. Kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë dhe për ta futur atë në rrugën e zhvillimit ekonomik, të punësimit, të mirëqenies, dhe për të siguruar integrimin evropian të vendit. Koha nuk pret. Jemi në një moment shumë delikat, ndaj, ashtu siç kam paralajmëruar, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, gjatë javëve në vijim, do të shpalosin një platformë masash, për Shqipërinë si e gjithë Evropa, si një ofertë kombëtare, si një plan kombëtar, për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuar, duke mbyllur përsëri derën e Evropës për Shqipërinë, duke mbyllur derën e investimeve të huaja, duke e futur ekonominë në një krizë edhe më të thellë, që krijon më shumë papunësi, mjerim dhe varfëri, por për t’i dhënë fund kësaj krize politike, për t’i nxjerrë kriminelët nga institucionet, nga qeveria, nga parlamenti, nga bashkitë, për t’i nxjerrë ata nga ekonomia, për t’i hequr nga rrugët dhe sheshet e Shqipërisë dhe për t’i çuar para drejtësisë, për t’ja kthyer institucionet, ekonominë, rrugët dhe sheshet e Shqipërisë shqiptarëve. Kjo platformë do të parashikojë disa masa, një pjesë e të cilave kam patur mundësinë t’i bëj publike edhe në bashkëbisedimin e fundit që kemi patur së bashku, dhe do t’i nënshtrohet një bashkëbisedimi, një dialogu, një debati të gjerë kombëtar, me të gjithë faktorët e interesuar, politikë, shoqërorë, ekonomikë dhe të grupeve të tjera të interesit, përfshirë këtu edhe intelektualët, median dhe botën akademike. 

Por koha nuk pret. Shkodra, Vora dhe asgjësimi total i prokurorisë, kthimi i prokurorisë në një shtojcë të organizatës së strukturuar kriminale të “Rilindjes” tregojnë se Shqipëria ka mbërritur në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, nga i cili duhet të dalim një orë e më parë.

Pyetje: Zoti Basha, sot ju takuat ambasadorin e ri gjerman dhe në fillim të shtatorit pritet një delegacion gjerman. A po kërkon Gjermania zgjidhjen e krizës politike dhe a janë ata ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen?

Basha: Unë u jam shumë mirënjohës partnerëve tanë perëndimorë, Gjermanisë, ambasadorin e ri të së cilës pata kënaqësinë ta pres sot, dhe personaliteteve të larta gjermane që do të vizitojnë Shqipërinë në javët e ardhshme, janë ndër të parët që kanë ngritur zërin mbi domosdoshmërinë e kapërcimit të kësaj krize, për të siguruar integrimin evropian të vendit, kanë patur, kanë dhe do të kenë tek Partia Demokratike, tek opozita e bashkuar dhe tek unë personalisht, një faktor, jo vetëm të interesuar, por të gatshëm të hedhë çdo hap të mundshëm për zgjidhjen e kësaj krize, sipas parimeve, normave dhe standardeve evropiane.
Ju faleminderit! Ditë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco