Paralajmërimi i gazetarit të 'TCH'/ Po ikën edhe Raiffeisen, jemi në dorë të Turqisë

Paralajmërimi i gazetarit të 'TCH'/ Po ikën edhe Raiffeisen, jemi në dorë të Turqisë

17:37, 16/08/2019
A+ Aa A-

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari i ekonomisë në Top-Channel paralajmëron largimin nga vendi të bankës së njohur austriake Raiffesien Bank.

Sipas tij, si në shumë sektorë të tjerë, edhe sistemi bankar do të dominohet nga Turqia, e cila, me Recep Tayyip Erdogan në krye ka marrëdhënie shumë të mira me kryeministrin Edi Rama.

“Kam përshtypjen se Raiffeizeni po mendon të largohet nga Shqipëria. Sepse kjo copa e letrës këtu shkurt do me thënë që nuk duam asnjë njeri të na afrohet te sporteli. As mos na sillni lekë për depozita, as mos na i sillni rrogat këtu, as nuk u japim kredi e asgjë. 

Do përfundojmë me sistem bankar shqiptaro-turk më duket”, shkruan Tomorri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rika16/08/2019 23:44

Ne ekonomine shqiptare bankat jane te mbingopura me depozita dhe duke qene se kredi nuk japin i bie duhet te mbajne vetem kosto po dhane interesa pozitive mbi depozitat. Qe RBAL do iki kjo dihet se ka 4 vjet si muhabet qe qarkullon se dhe lavazhieret e dine Nderro zanat o cun se sje per kete pune.

Shto koment

Denonco