U kapën nga dekriminalizimi/ Ndoka lexon Ramën, Roshi-Ndokën, Pjetri-Roshin

U kapën nga dekriminalizimi/ Ndoka lexon Ramën, Roshi-Ndokën, Pjetri-Roshin

21:52, 15/08/2019
A+ Aa A-

Duket që janë të shkruara nga e njëra dorë dhe te gjithe e dine se cila i shkruan.

Bëhet fjalë për tre më të famshmit që janë kapur nga ligji i dekriminalizimit, duke lënë mandatet, njëri të deputetit dhe dy të tjetër të kryebashkiakëve.

Bëhet fjalë për Arben Ndokën, ish-deputet i PS-së që në shtator të vitit 2015 dha dorëheqjen nga mandati i deputetit pasi pranoi akuzat e ngritura nga opozita.

Më pas do ti vinte radha kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili ishte i dënuar në Itali e Zvicër për trafik droge. Me disa emra të ndryshuar, Roshi u mbrojt nga Edi Rama deri në fund.

Por më pas u dorëhoq.

Dhe i treti më i famshëm i Ramës është Valdrin Pjetri, që njësoj si dy të parët i dënuar në Itali për trafik droge.

Të tre letrat e dorëheqjeve të tyre edhe pse në kohë të ndryshme, prej 4 vitesh, janë të njëjta.

Mund ti lexoni mëposhtë:

Letra e plotë e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit

15 gusht 2019

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj!

Letra e plotë e dorëheqjes së Elvis Roshit

31 maj 2016

U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.

Faleminderit te gjithëve.

Letra e dorëheqjes së Ndokës:

Tirane, me 7shtator 2015 Drejtuar:

Deputeteve te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Per dijeni:

Te gjithe votuesve te Partise Socialiste (Kopje per mjetet e informimit publik)

Te dashur miq te Grupit Parlamentar te Partise Soeialiste!

E ndjej per detyre ndaj jush t'ju jap nje shpjegim qe dua ta bej edhe publik.Une jam nje njeri qe jeta nuk me ka ardhur asnjehere e lehte. Ajo ka nisur ne Skuraj, nje fshat i Kurbinit, ku bera kater vitet e para te shkolles, Isha nxenesi me i mire ne shkolle dhe fotografia ime ishte ne tabelen e te dalluarve. Por, si femije i nje familjeje kulakesh ne fund te vitit nuk me jepnin flete-lavderimi. Ishim te varfer po asgje nuk me bente pershtypje me shume se sa ky diskriminim. Pastaj zbritem ne Lezhe, ku bashke me prinderit dhe vellezerit ndertuam nje shtepi te vogel me gure. Ne Lezhe nuk isha me i dalluar ne mesime sikur ne Skuraj sepse u dhashe krejt mbas sportit. Me 6 mars te vitit '91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme.

Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetern 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia. Ne vitin 1993 iku vellai, Pak me vone e mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i eili kishte makine.I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje.Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vellait, Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s'kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t'i telefonuar familjeve. Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes polieie. Ai mbi bazen e nje denoneimi tc saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne proeesverbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare falleo dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me poliein qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s'pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso.

Akuzat rnbeten pezull dhe im vella doli ne hetim te lire. Kohe me vone, krejt rastesisht, bashke me nje shokun e tij i eili sot punon ne Kolsh te Lezhes, vellai ndeshet ne rruge me poliein italian dhe me kete vajzen. 1 Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s'ka ne kanalet gjyqesore.Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi. E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t'ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s'kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te pyeten familjaret e vajzes, me tc cilet ruaj sot e gjithe diten nje marredhenie familjare.Une pas 7 muaj qendrim gjithsej ate kohe ne Itali kam marre kursimet epunes dhe kam blere nje makine me te cilen jam kthyer ne Shqiperi. Kam vazhduar shkollen e mesme ne Lezhe pasi e kisha Iene ne vit te pare kur ika ne '91-shin ne Itali e s'isha marre me. Bera dy shkolla te mesme, gjirnnazin dhe nje agronomi me korrespondence. Isha i fejuar dhe pas dy vitesh u martova.E kam filluar punen ne Shqiperi si menaxher i nje biznesi te vogel dhe me vone kam filluar pune ne Garden e Republikes.

Pastaj me moren nc Drejtorine e Pergjithshme te Policise Ndertimore. Ne kurthin e ngritur nga italiani per tim vella, i cili theksoj nuk u denua asnjehere, une rashe befasisht shume me vone. Gjithcka ndodhi kur me disa miq vendosem te ikim ne Itali per te festuar ditelindjen e Ramadan Hasanajt, ish-deputet i Partise Socialiste. Une dhe djali i tij qe jetonte ne Padova, jemi shoke qe te vegjel dhe kjo me shtyu me shume per te shkuar. Sqaroj se ne Itali kisha shkuar shpesh dhe krejt normalisht. Qendruam 7 dite me shokun tim dhe ne kthim, ne momentin e kalimit doganor ne aeroportin e Milanos, emri im del ne kompjuter si person me precedent! Polici qesh dhe thote: "Prit pak ta verifikojme se nuk besoj te jesh ti!" (me siguri ka pasur parasysh faktin se nje shqiptar i denuar me akuzat e mia, nuk mund te jete aq budalla sa te kaloje serbes ne aeroport ku cdo pasaporte verifikohet ne kompjuterj.Une pa diskutim mendova se ishte nje ngaterrese qe do zgjidhej, po pritja ime zgjati tre dite ne aeroport.Pas tre ditesh me komunikojne 7 vjet e 6 muaj denim gjithsej! Dy denime te bera bashke! Vdekja do kishte qene shume me e lehte! Nusja e vajza qe i kisha ne Tirane u kthyen menjehere tek baba ne Lezhe. Bera transferimin e dosjes me idene qe do te mbaroja shpejt, por ajo zgjati gati tre vjet. E kote tju lodh me pershkrimin e ferrit shpirteror brenda mureve te nje burgu, ku me kishte nderprere jeten nje padrejtesi ekstreme. Mbijetova me stervitje te forte fizike dhe libra qe lexova sa ne gjithe jeten time bashke.

Kur dola i lire nuk kisha leke te jetoja.Askush ne bote nuk e kuptonte hallin qe me hante gjalle nga brenda. Doja te vazhdoja shkollen e larte me cdo kusht, te cilen me pas e mbarova me shume sakrifica. Nisa me biznes te vogel derisa krijova nje rrjet modest lokalesh, ku luhej bilardo, me fitimet e te cilave erdha me vone ne Tirane, ku hapem firmen e duraluminit qe me krijoi pune ne te gjithe vendin. Kam punuar edhe si drejtor i Drejtorise se Ekzekutimit dhe me pas si drejtor i Drejtorise se Inspektimit Teknik ne INUK. 2 Kjo eshte jeta ime reale. Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t'ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht.

Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime. Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Lus Zotin te me ndihmoje qe t'ia dal t'ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall «do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertetel

Me respekt, Arben NDOKA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/08/2019 09:07

Nejse keto historira robinhudjane ua shkruan Fugsi i Rames. Secili nga keta paskan dhjere ne Itali por nuk e paskan ndjere! Historira kriminelesh shume "prekese"!!! Sa femijeri dhe rini fatkeqe!!!! Njeri do qe te futi ne kallepin e vet te gjithe te rinjte shqiptare qe jetojne e punojne me dinjitet në emigracion. Tjetri nga "dashuria" rrihet me policin italian, dhe fati i zi, qe pa dijenine e tij qenka denuar kot 7 vjet e 6 muaj burg, sepse mbajti 1 jave ne shtepine e tij vellain me te "fejuaren" e vet!!!! Tjetri cun kavajs, pa shkolle, i mire ke "zoti", e fusin gabimisht ne grupin e perdhunuesve!!!! I riu brilant shkodran, të tana i ban, veç per te studiuar nuk ia mban! Ai ne hall t'vet, vijne italionet e mutit dhe e arrestojne per trafikant droge!!! Gjynaf per Zotin! Ai i shkreti shkon ne Itali per t'u bere jurist, italionet e nxjerrin perpara gjyqit si te pandehur!!!! Por, si ka mundesi, qe te 3 keta ish te persekutuar nga komunizmi behen antare te PS? Por shyqyr paska nje "Zot" mbi toke!!! Paska nje "Zot" tek PS qe ua njohu hallet dhe ua shperbleu "mundin, sakrificat, djersen e ballit, ndershmerite", qe nuk do t'ia di fare per arsimin fillor qe kane, sepse ai eshte i bindur si "Perendi" qe eshte, se keta djema brilante, po te kishin fat do te ishin bere me 3 universitete!!! Te 3 pa shkolle, dhe vetem drejtore institucionesh publike!!!! O te dhjefsha RILINDJEN tate!

Don16/08/2019 08:43

Interesante se keta te gjithe thone se nuk e dinin qe ishin denuar, por cuditerisht i mbakan mend situatat deri ne detajin me te vogel.... Qe nga koha e Adamit dhe Eves biblike, mesojme se njeriu perpiqet te mohoj gabimin dhe nga ndjenja e fajit te tij, t'ia hedh fajin tjetrit! Ne psikologjine e krishtere (keshillimi pastoral) eshte indicia e pare per te mesuar nese dikuesh eshte fajtor dhe po perpqet ta mohoj fajin: hapi i pare, mohimi i plote i fajit me kembengulje. hapi i dyte mbasi kane dale fakte qe e implikojne, eshte kalimi i fajit tek dikush tjeter! Po keshtu, kur Adami dhe Eva e kishin ngrene frutin qe Zoti ua kishte ndaluar, dhe kur Zoti i pyeti se pse fshiheshin prej tij, Adami tha se "Eva, gruaja qe TI me dhe, ajo ma dha dhe une e hengra"! Ndersa kur Zoti pyeti Even, ajo tha "Gjarpri, AI me mashtroi dhe une e hengra"! Historite e mesiperme kane po kete linje: njeri ia hedh fajin karabiniereve e gjykatave italiane qe nuk e kane njoftuar fare qe eshte i denuar...., tjetri vellait a shokut qe ishte i dashuruar marrezisht, por ajo qe ai donte (fajtore ketu) e zgjidhi me policine punen.... ndersa tjetri ia hedh PD-se qe e ka nxjerr nga konteksti ngjarjen (se ai mendon qe aty ishte i pavetedisjshem...). Por edhe ky do ta ndryshoje pozicionin sepse dokumentet jane origjinale nga Italia e me pas do t'ia hedh fajin sistemit te drejtesise italiane qe dikur i kishin inat shqiptaret dhe i denonin apo debonin per hic gje... fjala vjen se u shperndanin pak droge kalamajve te italianeve...

Gramoz15/08/2019 23:31

Me respekt tre nga shumatorja e llumrave te Ridhjerjes edveriste! Edver Taqi Kurva qe e ktheu PS ne origjinen e krimit prej nga kishte dale ne 1941.

eri_elb15/08/2019 22:18

la qualunque film italian shikojeni.......haha

Shto koment

Denonco