Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Presidenti e fton për krizën politike, Rama e refuzon se është i zënë ... duke bërë not

Presidenti e fton për krizën politike, Rama e refuzon se është i zënë ... duke bërë not

08:42, 27/06/2019
A+ Aa A-

Katër ditë para 30 qershorit, një tjetër lëvizje politike vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ftuar sot (27 qershor) në takim kryeministrin Edi Rama dhe shefin e opozitës Lulzim Basha. Prej orës 5:00 të mëngjesit, Kreu i Shtetit ndodhet në Presidencë. Në orën 09:00 ai do të presë kryedemokratin Basha.

Por pas refuzmit që i beri ftesës së kreut të shtetit për takim pasi nuk kishte kohë burimet mediatike bëjnë me dije se kryeministri, Edi Rama, po noton në ambientet e një Qendre Sportive pranë Presidencës.

Dje kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në tëitter, teksa iu përgjigj me ironi: "Kemi zgjedhje, jam i zënë!"

Shkresa e firmosur nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, mbante datën 26 qershor dhe i drejtohej drejtores së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.

"Dëshiroj t'ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, Ilir Meta mirëpret nesër në takim kryeministrin Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët në orën 5:00 deri në orën 13:00 në zyrën e tij në Presidencë".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti27/06/2019 10:11

krize mund ta zgjidh nano me moisiukurse basha mund te iki si parti demokratikene qoftese e merre partine demokratike jane keta kadidate1 Bashkim kopliuku 2AGIM ceku 3 jozevina topalli 4 bujar kapeciu 5.jajaga 6.mark marku amet premci 8. salvator kace

Shqiptari27/06/2019 09:41

Rama nuk ka asnje faj. Ai eshte ne drejten e tij per realizimin e endrres per t'u bere diktator i gjithe-pushtetshem dhe me arrogance ekstreme po injiron çdo institucion te shtetit shqiptar duke i mbisunduar te gjitha. Kjo tregon se sa poshte ka rene dinjiteti dhe personaliteti i shqiptareve. Ai po provokon duke bere cdo prove dhe eksperiment djallezor me shqiptaret. Ai po provokon te gjithe boten demokratike per t'u siguruar qe askush nuk merret më me Shqiperine dhe askujt ne bote nuk i rruhet per lirine dhe demokracine alla shqiptarçe. Kete e arriti, duke patur parasysh heshtjen e te gjithe botes perendimore per skandalet zgjedhore te publikuara nga Bild. Ai po perdor cdo mjet per arritjen e qellimit te tij: Per t'u bere nje Enver i koherave moderne ne nje Shqiperi anetare e NATOs. Ai do te behet nje Enver e kaluar Enverit, perderisa Shqiperise i mungojne trimat, patriotet dhe Avni Rustemet. Imagjinoni se cfare do t'i kishin bere anglezet, francezet, holandezet, italianet, austriaket, greket, gjermanet e shume popuj te tjere te emancipuar dhe me dinjitet nje kryeministri te tille. Besoj sot do te kishte "festuar" te dyzetat ne Tufine. Por ai nuk ka nen kembe popuj te tille, qe do t'ia kishin treguar vendin me kohe, por ka shqiptaret, qe vrasin vellane per nje cope gardh apo vrasin shokun per nje llaf goje, dhe tremben e i nenshtrohen si pula te lagura ketij legeni, ketij hajduti ordiner, ketij maskarai dhe ketij drogaxhiu te degjeneruar. Flini gjume o shqiptare dhe mbajeni me shendet mbi kurriz kete ndyresire. Ai nuk e rruan fare nga thirrjet: Rama ik! Vetem me protesta dhe thirrje ai nuk iken kurre!

Shto koment

Denonco