I këndofshin këngën e Haxhi Qamilit/ Mallkimi i Neritan Cekës për Ramën

I këndofshin këngën e Haxhi Qamilit/ Mallkimi i Neritan Cekës për Ramën

23:11, 26/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Opinion”, ku po diskutohet mbi nisëm #EdheUnë, që synon ndalimin e procesit farsë të 30 qershorit, ish politikani i njohur Neritan Ceka ka lëshuar mallkimin e rradhës.

Por këtë herë ka qenë për kryeministrin Edi Rama, me kërkesën e gazetarit Blendi Fevziu.

“Dua një mallkim për Ramën”, iu drejtua Fevziu-Cekës, i cili u shpreh: “I këndofshin këngën e Haxhi Qamilit”.

Haxhi Qamili, i njohur edhe si Haxhi Zjarrmi, ka qenë një fshatar analfabet nga Sharra, i cili qe njëri nga prijësit i kryengritjes së viteve 1914-1915 në Shqipërinë e Mesme, është kryefjala e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së tij tallave nëpër Shqipëri.

Qamili njihej si person me çrregullime mendore që kishte shërbyer pranë bejlerëve të Tiranës të cilët i ndante në dy grupe: të mirë, ata që donin Turqinë; dhe "spiunë të kaurrëve", ata që donin Shqipërinë e pavarur. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco