Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Gramoz Ruçi në 'Shtëpinë me Gjethe' si ministër i diktaturës, Nicolas Sarkozi: Çmenduri, çmenduri...

Gramoz Ruçi në 'Shtëpinë me Gjethe' si ministër i diktaturës, Nicolas Sarkozi: Çmenduri, çmenduri...

13:30, 22/06/2019
A+ Aa A-

“Është çmenduri!”, përsëriste herë pas here, teksa përshkonte korridorët e ngushtë të një prej “shtëpive” më të frikshme në Tiranë!

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy vizitoi dje Muzeu Kombetar "Shtepia me Gjethe", duke u njohur me një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Ai u largua duke lënë “peng” miqësinë e tij për vendin tonë, me shënimin në librin e përshtypjeve: “Miku juaj, Nicolas Sarkozy!”

Ky është shënimi dhe njoftimi që ka bërë në faqen e saj në FB, ministria e Kulturës së Rilindjes së Edi Ramës, Elva Margariti, me rastin e një vizite që ish-presidenti i Francës Nikola Sarkozi ka bërë ditën e djeshme në famëkeqen “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.

Kjo ish-rezidencë e Sigurimit të Shtetit u përdor nga regjimi komunist për përgjime dhe tortura çnjerëzore është kthyer në një muze, ku pasqyrohen “veglat” e torturave dhe njerëzit të cilët ishin në krye të organeve që ushtronin dhunën e paprecedentë ndaj kujtdo zëri, që dilte kundër diktaturës.

Nuk ka asnjë dyshim që ish-presidenti i Francës, Sarkozi, gjatë vizitës në këtë muze është lemerisur kur ka parë mjetet e tmerrshme që përdoreshin për tortura, si dhe dokumentacionin me emrat e numrin e mijëra viktimave dhe të burgosurve politik.

Por gjatë “shëtitjeve” nëpër dhomat e kësaj shtëpie-muze duke pëshpëritur pa pushim, “çmenduri- çmendur”, politikani i njohur europian patjetër që ka parë edhe një tabelë të madhe, ku janë vendosur fotot dhe emrat e të gjithë ministrave të Brendshëm të asaj periudhe kriminale, duke nisur me vetë diktatorin Enver Hoxha.

Mes gjithë drejtuesve dhe urdhëruesve të atyre krimeve për të cilat Sarkozi nuk rreshti- siç tregon ministria e Ramës- të thoshte, “çmenduri-çmenduri”, shkëlqen edhe Gramoz Ruçi, i cili sot në vitin 2019 kur Shqipëria pretendon të hapë negociatat me BE-në është numri 2 i shtetit shqiptarë; Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ministria Margariti që e shoqëronte ish presidentin francez, do t`ia kishte zbuluar këtë fakt, atëherë me shumë mundësi ai do të ikte me vrap i lemerisur dhe pa e kthyer kokën prapa.

 Jo vetëm nga “Shtëpia me Gjethe”, por edhe nga kjo Shqipëri e Edi Ramës, ku xhelati i diktaturës pas 30 vitesh, drejton parlamentin e demokracisë!

Image

Image

Image

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xttc25/06/2019 19:34

sarkozy esht me orgjine cifute.eja mblidhuni ketu ketu

Gramoz22/06/2019 14:58

Haleja e sigurimit Ruçi dhe hale te tjere ne ate parlamut si sadisti Taku Braho hetusi kriminel Xhafaj qe te gjithe halete e ridhjerjes dhe ne krye te plehut kryehaleja Edver Taqi firmetar i varjes se poetit!

Shto koment

Denonco