Nishani: Nëse Rama nis procedurat e shkarkimit, Presidenti duhet të mbrojë republikën

Nishani: Nëse Rama nis procedurat e shkarkimit, Presidenti duhet të mbrojë republikën

16:17, 10/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në SYRI TV ka folur në lidhje me situatën politike ku ndodhet Shqipëria.

Duke folur përballë gazetarit Bledian Koka, Nishani është shprehur se me anulimin e datës së zgjedhjeve, presidenti ka ushtruar një të drejtë kushtetuese.

‘Këtë e kam bërë edhe unë duke shtyrë zgjedhjet’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Por ish-presidenti Nishani është shprehur gjithashtu se presidenti duhet të mbrojë Republikën.

‘Nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani në studion e SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 10/06/2019 16:46

e me cfare ta mbroje republiken? me duar, me grushta? cfare ka ne duar Meta, asgje....asgje nuk ka.... Rama ka gjitheshka, tepsin, kusin, tiganin, thiken, hanxharin, timonin, makinen, nuk e kuptoni qe gangesteri rama eshte me i forte se enveri sot, dhe me i rrezikshem se ai....

Shto koment

Denonco