Edi Paloka reagon për letrën e 7-të të Ramës: Nesër i shkon përgjigjja…

Edi Paloka reagon për letrën e 7-të të Ramës: Nesër i shkon përgjigjja…

12:08, 01/06/2019
A+ Aa A-

Mëngjesin e së shtunës, kryeministri i vendit, Edi Rama u zgjua me një letër për demokratët. Në letrën e 7-të publike, disa orë para se të çelë fushatën zgjedhje për 30 qershorin, Rama shtroi pyetjen:
A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita? Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ka njerëz të zakonshëm që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kërcënimet me burg nuk munguan as në këtë letër. ”Koha Jonë”, kërkoi reagimin e opozitës politike. Në një prononcim mbi këtë letër dhe mesazhet e Ramës, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kryeministri nuk e ka përplasjen me demokratët por me shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen nesër.
”Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët por më shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër”, thotë Paloka për ”Koha Jonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban Tirana01/06/2019 13:56

Rama nuk është aq trim sa duket me deklarata letrash, ai është dhjaks dhe me një uragan nga populi ai ikën dhe vishet si grua. Rama është fatkeqësi për këtë popull, si dhe për socialistët.

Lola01/06/2019 12:26

Po pse neser ?sot mos ta lejojme te hapi fushaten.

Shto koment

Denonco