Rama i heq Ministrisë së Mbrojtjes 1.7 milion USD dhe i’a kalon Lleshajt për të shpërblyer dhunuesit e opozitës

Rama i heq Ministrisë së Mbrojtjes 1.7 milion USD dhe i’a kalon Lleshajt për të shpërblyer dhunuesit e opozitës

18:09, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ka hequr me vendim të posacëm, 1.7 milion dollar Ministrisë së Mbrojtjes duke ja kaluar këtë fond Ministrisë së Brendshme.

Skandali është denoncuar nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili ka bërë publike edhe vendimin e firmosur nga Rama.

Para pak ditësh qeveria vendosi të shpërblejë policët që dhunuan protestuesit me nga një rrogë shtesë, por pyetja se ku do të gjenden paratë mori përgjigje të shpejtë pikërisht sot.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes gënjen NATO-n se nuk i dalin paratë e buxhetit të saj, nga ana tjetër “lejon” plot 1.7 milion dollar të dalin nga buxheti i saj e të shkojnë për të shpërblyer policët që dhunuan qytetarët.

Vasili thekson se “parate e fondit rezervë të qeverise,të buxhetit te koncesioneve dhe të tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombetare i zhvaten parate. Nje skandal i tille duhet hetuar deri ne fund”.

Ja postimi i plotë

SKANDAL I!!

(Dokumenti foto)

Ministrise se Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollare me firmen e Edi Rames per t'ja dhene Ministrise se Brendeshme.

Nje milion e shtateqind mije dollare shperblim per policine sepse pati "meriten" e turpshme qe te hidhte gaz helmues,te rrihte dhunshem dhe arrestonte qytetaret e pafajshem dhe mbrojti me zjarr egersisht te korruptuarit e qeverise.

Ministria e Mbrojtjes per te genjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin parate per buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumes helikopteret e shendetesise dhe emergjencat civile,ndersa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollare sevap per policine.

Parate e Fondit rezerve te qeverise,te buxhetit te koncesioneve dhe te tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi,kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurise Kombetare i zhvaten parate.

Nje skandal i tille duhet hetuar deri ne fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor per tu mbajtur ne kembe edhe ca dite me shume.

Shiheni vete Vendimin e turpshem te qeverise dhe kuptoni kete banditizem qeveritar te padegjuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco