Rama ia mbath nga konferenca pasi pyetet, për kërcënimin që u bëri shqiptarëve me vizat!

Rama ia mbath nga konferenca pasi pyetet, për kërcënimin që u bëri shqiptarëve me vizat!

13:34, 21/05/2019

Kryeministri, Edi Rama, përveç porosisë për deputetët e tij që të zbresin në teren dhe t`ju thonë shqiptarëve se kush është kundër zgjedhjeve të 30 qershorit do të futet në burg, ka përdorur së fundmi edhe “kartën” e kërcënimit me vizat për në SHBA dhe në BE. Për këtë atribut skandaloz që i ka dhënë vetes si ambasador ai është pyetur, edhe sot gjatë një konferencë për median me përfaqësuesit e lartë të BE, me rastin e marrëveshjes me Frontex.

Një nga gazetarët e pranishim në konferencë e ka pyetur kryeministrin; nëse ishte konsultuar dhe kishte marrë mbështetjen e BE dhe SHBA, për të ndaluar hyrjen e shqiptarëve në këto vende nëse prishin zgjedhjet, por përgjigjja e “ambasadorit” Rama ishte mbyllja e konferencës dhe ikja “me vrap”.

Gazetarja: Zoti kryeministër, ju deklaruat pak ditë më parë se të gjithë shqiptarët që prishin zgjedhjet do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE. Keni marrë konsultim me këto vende.

Rama: Siç e dëgjuat edhe nga spikerja, nuk lejohen pyetjet jashtë kësaj teme. Kush i meriton, do t’i marrë këto pyetje kur t’i meritojë.

Spikerja: Ka më pyetje? Konferenca mbyllet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco