Heqja e emrit të Mentor Xhemalit, Këshilltarët e LSI në Bashki: Eshtë një mohim i vlerave artistike

Heqja e emrit të Mentor Xhemalit, Këshilltarët e LSI në Bashki: Eshtë një mohim i vlerave artistike

11:11, 20/05/2019
A+ Aa A-

Sot mediat njoftojnë për heqjen e emërtimit të rrugës në Tiranë që mbante emrin e këngëtarit të madh Mentor Xhemali.

Grupi këshilltarëve të LSI shpreh reagimin e tij, për këtë veprim të ndërmarë nga Bashkia, që ka shkaktuar indinjatë tek çdo banor i Tiranës dhe i gjithë vendit.

Heqja e emrit të “Artistit të Popullit”, që me zërin e tij të papersëritshëm i këndoi atdheut me këngën himn “Për ty Atdhe” dhe që u kthye në lajmotiv të atdhedashurisë, është jo vetëm një mohim i vlerave artistike, por dhe atyre patriotike, sidomos në këto kohë kur shumë shqiptarë po largohen nga vendi si pasojë e keqqeversijes që po i varfëron përditë.

Si një partizan gjatë luftës kundër okupatorit nazi-fashist, heqja e emrit përbën edhe një mohim të vlerave më të mira të popullit tonë ndër shekuj.

Mentor Xhemali me zërin e tij brilant, u kthye në ambasador të kulturës dhe traditës shqiptare, me koncertet e tij jashtë vendit gjatë viteve të errta të izolimit, duke bërë të njohur muzikën shqiptare në botë. Zëri dhe vepra e këtij artisti të madh është skalitur në mënyrë të pakthyeshme në memorien e çdo brezi, dhe do ngelet gjithmonë në panteonin e nderit të vlerave të historisë sonë, dhe askush nuk mund ta çbëjë me veprime të tilla. Qyetarët e Tiranës kujdo që ka ndërmarë një akt të tillë, do i rezervojnë vendin në koshin e haresës së historisë!

Grupi këshilltarëve të LSI i kërkon Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak të rivendosin menjëherë emrin e Mentor Xhemalit, dhe të mos provokojnë ndjenjat artëdashëse dhe patriotike të qytetarëve të qytetit tonë, që nuk do të lejojnë të mohohen vlerat dhe kontributet madhështore e të papërsëritshme të kulturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp20/05/2019 13:58

Eshte nje mesazh per te gjithe "budallejt", qe jep Lali Kurva .Mos harzhoni miliona lek per varrosha .A doni qe i afermi juaj i ndier te perjetesohet?.Loboni (paguani) te L.K dhe do shikoni se si do ti fshij emrat e heronjve te luftes, patrioteve te kombit, apo personaliteteve te shquar te artit te kultures apo shkences, ne ankandin e radhes.

Shto koment

Denonco