'Jo të varfër, por të vjedhur'/ Vagona me naftë largohen çdo ditë nga Shqipëria

'Jo të varfër, por të vjedhur'/ Vagona me naftë largohen çdo ditë nga Shqipëria

21:23, 14/05/2019
A+ Aa A-

Nuk jemi të varfër, por të vjedhur. Kjo është ajo që shkruan Nisma Thurrje në Facebook teksa tregon me video se si vagona të tërë treni nxjerrin jashtë vendit naftën shqiptare.

Pavarësisht se jemi një ndër vendet e pakta në Europë që kemi rezerva nafte, shqiptarët vijojnë të jenë ndër popujt më të varfër të kontinentit.

Në fund të reagimit, Nisma Thurrje apelon te shqiptarët duke u shprehur se: "Dita kur bashkohemi, do të jetë dita kur zhvillohemi".

Postimi i Nisma Thurrje:

Nuk jemi të varfër por të vjedhur!

Video tregon vagonat me naftë që përditë largohen nga Shqipëria.
A e dini se sa është fitimi i kompanive konçesionare?
Qindra miliona dollarë në vit.
A e dini se sa është fitimi ynë si popull?
0
Si ka mundësi? 
Të tilla i kanë firmosur marrveshjet konçesionare në vite, ata që vazhdojnë e drejtojnë vendin pa u hyrë gjemb në këmbë.

E sikur kjo të mos mjaftonte, paguajmë edhe çmimin e naftës ndër më të shtrenjtët në botë, me cilësinë më skandaloze. 
Nuk jemi aspak një vend i varfër por jemi thellësisht të vjedhur. Të vjedhur e të përçarë.

Dita kur bashkohemi, do të jetë dita kur zhvillohemi! #Bashkohu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco