Basha nga Mallakastra: Jemi në prag të rrëzimit të klikës më kriminale dhe të korruptuar

Basha nga Mallakastra: Jemi në prag të rrëzimit të klikës më kriminale dhe të korruptuar

19:39, 09/05/2019

Pas takimit në Pogradec dhe Gjirokastër, kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal në qytetin e Ballshit.

Pavarësisht reshjeve të shiut, sheshi qëndror i qytetit ishte i tejmbushur me qytetarë.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, klikës në pushtet po i vjen fundi.

“Falenderim të veçantë për ata qindra të rinj që më pritën në hyrje të qytetit. Një pjesë të vonesës ia dedikoj mikpritjes gjirokastrite. Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Dropulli, Libohova është në këmbë. Kjo është thirrja që buron nga jugu në veri “Rama ik”. Sot jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit, në prag të rrëzimit të klikës më kriminale dhe të korruptuar që ka patur vendi në 30 vite. Në këtë muzg që po e bekon Zoti me ujin e perëndisë, me shiun që bie si ogur i të nesërmes pjellore, për punë, mirëqënie, liri për të gjithë mallakastriotët, për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco