FOTO/ Ja ku ndryshon Rama nga Haradinaj

FOTO/ Ja ku ndryshon Rama nga Haradinaj

16:43, 02/05/2019
A+ Aa A-

Samiti i Berlinit dhe qëndrimi skandaloz i kryeministrit Edi Rama përballë homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj sa i përket presionve dhe shantazheve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe në Kosovë, është tema e ditës në politikën mbarëshqiptare.

Edhe pse Rama u justifikua se ajo që kishte bërë nuk ishte presion, por sygjerim, qëndrimi i tij duket se ka irrituar edhe opinionin publik.

Sipas Ramës, Haradinaj e bën një gjë të tillë për të tërhequr vëmendjen te elektorati i tij.

Por a ka realisht kryeministri i Kosovës nevojë për vëmendje?

Ramush Haradinaj, ish komandant i rëndësishëm i UÇK-së, rrjedh nga një familje që lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e ka larë me gjakun e bijve të saj; është kryeministri që iu vetëdorëzua gjykatës së Hagës dhe doli i pafajshëm; kryeministri që sapo mori detyrën vendosi taksimin ndaj produkteve serbe, ndërsa kryeministri ynë, edhe pse e gjeti gati, ishte ai që vendosi taksën mbi rrugën e Kombit.

Në përgjigjen e tij për Haradinaj, Rama shprehet se, askush nuk mund ta ndalë të flasë për Kosovën.

Por ishte po Rama ai që me taksën e vendosir ndaj rrugës që bashkoi përfundimisht shqiptarët e Shqipërisë me të Kosovës dhe anasjelltas, rruga që e bëri Mitrovicën më pranë Korçës, dhe Tiranën më pranë Prishtinës.

Pra, ndër të paktët që nuk mund të flasë me zell dhe “patriotizëm” për Kosovën është pikërisht kryeministri i Shqipërisë.

Ja pra një dallim shumë i madh mes të dyve.../Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco