E PLOTE/ Bylykbashi: Ja detyrat e Qeverisë Tranzitore

E PLOTE/ Bylykbashi: Ja detyrat e Qeverisë Tranzitore

12:09, 02/05/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar prezantuan sot Platformën për Zgjedhjet e Lira e të Ndershme, si detyrë kryesore e qeverisë tranzitore.

Në platformë evidentohen 10 detyra për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, duke nisur nga goditja me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, tek ndalimi i presionit qeveritar mbi drejtësinë e deri tek shkëputja e lidhjes së policisë me krimin.

Bashkëngjitur, platforma e plotë e prezantuar nga Oerd Bylykbashi

PLATFORMA PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME: DETYRAT E QEVERISËTRANZITORE

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja.

Vetëm një qeveri tranzitore, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Qeveria tranzitore do të ketë këto detyra:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të

letërnjoftimeve.

Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.

9.  Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër  krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.

      10.  Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE - LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE - ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.

    (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE - PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE - IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE - LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
Përditësim i hartave zgjedhore.
Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE - VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE - ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.

     Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.

Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco