Ndoka: Kam informacion konfidencial, ja çfarë do t'i kërkojë Angela Merkel, Ramës

Ndoka: Kam informacion konfidencial, ja çfarë do t'i kërkojë Angela Merkel, Ramës

14:57, 29/04/2019
A+ Aa A-

Nard Ndoka, Kryetari i PDK-së, ka rrëfyer në studion e Syri.net se ai ka dijeni se çfarë do të bisedohet në takimin që kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kushtet kur qeverisja e tij është kapur nga një ngërç i fortë politike. I pyetur nga gazetari Alen Xhelili, Nard Ndoka tha si në vijim.

Zoti Rama ndodhet në Gjermani, aty ku do të takohet me zonjën Merkel, dërsa ju me Presidentin Metën. Ku e shikoni zgjidhjen e ngërçit politik, nga miqtë ndërkombëtarë apo në politikën vendase?

Ndoka: Me ato informacione që kam unë, për faktin që jemi pjesë e familjes europiane kristiandemokrate dhe unë kam lidhje të ngushta me CDU-në gjermane, unë kam një informacion, që besoj se është konfidencial, por që besoj se do të jetë edhe publik se Merkeli do t’i kërkojë zotit Rama negociata me pjesën e opozitës, përgjegjëshmëri për situatën politike, dialog. Kjo do të jetë edhe kryefjala e takimit.

Do të jetë një vëmendje e veçantë për krizën, mund të ketë dhe një goditje, ndoshta të drejtpëdrejtë e jopublike edhe për pjesën e hapjes së negociatave; ka një tendencë për ta përjashtuar edhe Maqedoninë e Veriut tashmë nga pjesa e asaj axhende bashkë me Shqipërinë. Kjo do të jetë një goditje jo e vogël jo për vetë Ramën, por për vendin. Kjo është më e rëndësishme. Pra, zoti Rama përballet me shumë problematika dhe në aspektin ndërkombëtar./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t29/04/2019 16:47

Çfare do zgjidhni me negociata edhe sikur rama te pranoje te ulet ne tavoline.sa kohe qe ai do jete km,asgje e mire per popullin nuk do vije nga negociatat,kurse ju ,ndofta do perfitoni ndonje gje,dhe keshtu i rrofte popullit qe doli ne protesta

Shto koment

Denonco