Muri romak në Durrës 1000 vjet më i hershëm se Notre Dame/ Por mbi të qëndron një pallat 11-katësh

Muri romak në Durrës 1000 vjet më i hershëm se Notre Dame/ Por mbi të qëndron një pallat 11-katësh

19:16, 20/04/2019
A+ Aa A-

Pas zjarrit të rënë në katedralen e famshme në Paris, Notre Dame, qeveria shqiptare akordoi 100 mijë euro në ndihmë të rindërtimit të kreveprës botërore. Por nëse qeveria jonë do të tregonte po kaq interes dhe përkujdesje edhe për kryeveprat historike që kemi në vendin tonë, situata me to sot do të ishte ndryshe.

Qyteti i Durrësit dhe objektet historike që mbart ky qytet antik, janë shembulli më i mirë se si babëzia e pushtetarëve nuk ka kursyer as ato objektet me të cilat do të krenohej mbarë bota.

Një shembull sjell edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi.

Muri romak në Durrës është 1000 vjet më i hershëm se Notre Dame, por mbi të sot qëndron një pallat 11-katësh.

“Muri romak në Durrës është nja 1000 vjet më i hershëm se Notre Dame, por zgjidhja shqiptarçe është ti vendosim një 11 katesh sipër tij ku banojnë edhe Gjushi e Çela. Kush mbajti përgjegjësi për këtë krim?”, shkruan Malltezi në një postim të tijin në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/04/2019 20:03

Duhet ti japim Cesarit atë që është e Cesarit. Atë leje ndërtimi nuk e ka dhënë Gjushi, Apartamentin ku jeton, Gjushi e ka blerë, po ashtu edhe Çela. Aty ka qenë vila e një familje të vjetër durrsake, e cila ka qenë e ndërtuar mbi copën e pa shembur të murit të vjetër në fushë, pjesa tjetër është shembur në shekuj, ka mbetur i paprekur muri në kodër. Ndërtuesi prishi vilën e vjetër të rrënuar nga komunizmi, zbuloi murin e vjetër pjesë e vilës dhe e ruajti të paprekur (ndryshe nga sa kanë bërë të tjerët) Tashmë muri ka dalë në dukje, e paska parë edhe dhëndërri dhe don me e përdor për sulm politik. Gjushi mund të sulmohet për një miljon paudhësi, shkelje ligji dhe krime, si psh veliera. Ta sulmosh Gjushin për ato që nuk i përkasin do të thotë ti bësh shërbim në prag zgjedhjesh.

Shto koment

Denonco