Skandali Balla! Universiteti rumun i kërkon Ministrisë së Arsimit të vërtetojë origjinalitetin e doktoraturës

Skandali Balla! Universiteti rumun i kërkon Ministrisë së Arsimit të vërtetojë origjinalitetin e doktoraturës

16:03, 19/04/2019
A+ Aa A-

Çështja e plagjiaturës së kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka kaluar për shqyrtim nga universiteti në Ministrinë e Arsimit të Rumanisë.

Komisioni i Etikës në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza”, në qytetin Iashi në Rumani, ia ka kaluar shqyrtimin e çështjes së plagjiaturës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla Këshillit Kombëtar për Dhënien e Titujve, Diplomave dhe Certifikatave Universitare (CNATDCU) pranë Ministrisë së Arsimit rumune.

Në tezën e doktoraturës së tij, shkruar nën supervizizimin e Profesor George Poede, Balla ka kopjuar pjesë të tëra nga studimi “Politikëbërja në BE: Arritjet, Sfidat dhe Propozimet për Reformë”, kryer nga Andrea Renda për Qendrën për Studime Politike Evropiane në Bruksel.

Kopjet nga ky studim Balla i ka futur te punimi i tij i doktoraturës të vitit 2015  “Reforma e Sistemit të Vendimmarrjes në Bashkimin Evropian”. Ndërkohë Balla mori vlerësimin më të lartë “summa cum laude” për punimin e tij shkencor.

Portali Exit.al paraqiti pranë Universitetit Alexandru Ioan Cuza një ankesë ndaj plagjiaturës së Taulant Ballës.

Ankesa u shqyrtua nga Komisioni i Etikës së këtij universiteti, i cili, ndër të tjera, u shpreh se:

“Këshilli i Etikës vendosi që ankesa me shkrim përmban si të dhënat e identifikimit të personit që e ka paraqitur ankesën, ashtu edhe të dhënat e identifikimit të personave ndaj të cilëve është paraqitur kjo ankesë, si dhe përshkruan se veprimi, sipas paditësit, shkel normat e etikës akademike ose të sjelljes së rregullt në fushën e kërkimin shkencor. Prandaj, nënvizojmë zyrtarisht se ankesa përmban të gjitha elementet e nevojshme për t’iu paraqitur Komitetit të Etikës”, thuhet në reagim.

Këshilli i Etikës ia ka dërguar ankesën CNATDCU-së, që sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit të Rumanisë është institucioni përgjegjës për të trajtuar çështje “shkeljes së standardeve të etikës profesionale, përfshi kopjimin në një tezë doktorature.”

Legjislacioni rumun i jep CNATDCU-së 45 ditë për të vendosur mbi këtë rast. Nëse rezulton të ketë kopjuar, Taulant Ballës do t’i hiqet titulli “Doktor i Filozofisë”. /Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz19/04/2019 16:54

Me plagjature, ka marre vlersimin suma, sumçpumi librazhdit! Ta imagjinosh Tualet katnarin, profesor i filozofise, Kulmi!!! Ketij narit, do ti shkonte per shtat vetem titulli profesor i shpifjes dhe i rrenes, per keto po, do te quhej pa frike, Tualet Kampioni!

Shto koment

Denonco