Gjykata nxjerr zbuluar mashtrimin e Ballës/ Reagon ish-deputeti: Po tani Taulant?...

Gjykata nxjerr zbuluar mashtrimin e Ballës/ Reagon ish-deputeti: Po tani Taulant?...

19:18, 16/04/2019
A+ Aa A-

Pas akuzave të kretarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilat më pas rezultuan të rreme, vjen reagimi i ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi.

Sipas Ballës, Lavdosh Demaj, kryetar i një grup-seksioni të PD në Elbasan ishte arrestuar për trafik droge. Por kjo gjë është thjesht një sajesë e numrit dy të PS-së.

Sipas Boçit, “Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge. Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron. Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar”.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

PO TANI TAULANT?
Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge. Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron.
Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.

Po tani Taulant?!
Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës? Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë, sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë? Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?! Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë.
Po dita ndryshon shumë nga nata. Po kështu është kur ke mizën nën kësulë... Pardon!  Çarterin nën kësulë, desha me thanë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abdyl Skrapari19/04/2019 11:44

Kjo asht pjelleve atij sistemi gjakatar. Si ky jane shumë të tjerë. Këta mbajne njëri tjetrin dhe shtohen për ditë. Fara e Korupsioni zhvillohet dhe rritet si gramë e keqe dhe nuk ka nevojë për tu plehërosur se vet ambjenti është pleh. Taulanti kurë akuzohet qesh në mënyrë Isterike don të mbulojë gjurmët e tija mafioze para publikut po ku asht za nuk asht pa gja. Po nuk u vu ligji me vdekje nuk kemi gja do vazgdojme akoma ne llumin e krijuar nga themeluesit e shkollës Sk?nd?rbeg qe ne çdo kaçube e çdo ferë gjejmë nga nji oficer.

Kuti18/04/2019 18:21

Kjo eshte fotoja e vertete e ketij langaraqi. Ju lutemi qe sa here qe flet ky llum, kjo foto i shkon shume mire, per eren e qelbur qe perhap.

Lulashi17/04/2019 19:55

Futi nje kallzim per Shpifje keti " fytyrë Kriçit" dhe me parate qe do merni ndertoni tualete publike ku te gjithe te pshurrin fytyrën e Tao- katundarit dhe Skenderbuçin e Spirokalit.

Gramoz16/04/2019 19:43

Nuk eshte hera e pare qe Tualeti nga katuni librazhd merret me thashetheme, ai eshte i denuar disa here nga gjykata si shpifes ordiner, gojorja e edver zorraxhiut rrenacak firmato, ndersa motra e tij mesimore seksi ne librazhd. Babai i ketij gores, bon roje nderi ke vorri i enver dylberit. E gjith familia e Tualetit e perfshire ne veprimtarine kriminale te Ridhjerjes siçiliste.

Shto koment

Denonco