Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Manjani në SYRI.net: 'Nëse Rama do të vendosë diktaturën duke përplasur njerëzit, le ta provojë'

Manjani në SYRI.net: 'Nëse Rama do të vendosë diktaturën duke përplasur njerëzit, le ta provojë'

16:23, 09/04/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në Syri.net, ndërsa ka folur për situatën e vështirë politike ku ndodhet aktualisht vendi, u shpreh se zgjidhjen e ka në dorë vetëm një njeri që quhet kryeministri Edi Rama, por që deri më tani nuk ka treguar vullnet për ti dhënë zgjidhje kësaj krize.

Për Manjanin nëse “Rama mendon se do instalojë diktaturën në vend duke përplasur njerëzit, le ta provojë”

“Jemi pa parlament pluralist. Radha e zgjidhjes së  krizës është që duhet të ndërtojmë fillimisht një parlament pluralist që duhet të reflektojë mendimin pluralist të popullit. Kush janë partitë pluraliste?

Aktualisht në parlament është vetëm Partia Socialiste. Tani populli shqiptar nuk kishte vendosur që të qeveriste Partia e Punës. Ky parlament sot nuk është pluralist.

Çfarë reforme do bëjë ky? Pra Partia-Shtet të bëjë reformë. Në çastin që jemi, në një situatë fotografike, është vënë në dyshim demokracia. Në çastin që po flasim jemi në vitin 1990. Ku kemi një parlament të një partie shtet. Duhet të zhvillojmë një palë zgjedhje politike që të jenë të lira. Parlamentin pluralist e bën populli me votë, pikë. Kjo duhet të zgjidhet. Si shkohet në zgjedhje. Këtë e ka në dorë kryeministri. Për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 zgjidhjen e ka kryeministri.

Skenari tjetër, është që nëse Edi Rama mendon se do vendosë dikaturën duke përplas njerëzit në rrugë le ta provojë. Unë mendoj se jemi në diktaturë”, tha Manjani

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari09/04/2019 19:53

Shoku t ! Ta shohim kete pune eshte apo nuk eshte lideri i opozites per ate qe ti shoku t dyshon.

askushi 09/04/2019 18:24

qe rama do vendos diktaturen kjo nuk duhet thene se rama e ka vene diktaturen. Rama sot po bene cfare i do b*tha. Po te fut gazin helmues ne shtepi me femijet, grat, pleqt dhe po i helmon, po i shembe shtepin si hitleri dhe askush nuk i bene dot asgje. Parti opozitare do te kete se do ti krijoj rama vet. Populli doli ne rruge, por rruga do hallate, Luli fatkeqsisht eshte ashtu si tha Rama, pa hallate. Mona dihet qe ska hallate, Iliri ia te tredhura tek restorant peshku

t09/04/2019 16:47

Ka ardhe koha per kete perplasje.rruge tjeter nuk ka,ulja ne tavoline me ramen km eshte perseritje e mareveshjes se pare.problemi eshte se perplasja ne rruge do udheheqes,por luli nuk eshte per kete pune.

Shto koment

Denonco