Qeveria po i zhvat me skemën e TVSH-së, ja veprimi i radhës i fermerëve

Qeveria po i zhvat me skemën e TVSH-së, ja veprimi i radhës i fermerëve

16:42, 26/03/2019
A+ Aa A-

Qeveria Rama nuk ka ndërmend të ndalet në rrënimin që po u bën fermerëve.

Grumbulluesit dhe fermerët kanë paralajmëruar se do të kthehen në protestë më 3 prill në qytetin e Lushnjës, pasi Ministria e Financave u ka dhënë përgjigje negative lidhur me ndryshimin e skemës së TVSH-së. Ata kërkojnnë që qeveria të reagojë dhe TVSH-ja të barazohet si në shitje dhe në blerje.

Skema e re e TVSH-së ka hyrë në fuqi që prej 1 janarit me paketën e re fiskale çka ka sjellë kosto shtesë për grumbulluesit, të cilët paralajmërojnë që të ulin çmimet ndaj fermerëve.

Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve  tha se lidhur me problematikën do të vejnë në dijeni edhe Ambasadat dhe Bankën Botërore.

‘Do ti drejtohemi të gjithë shoqatave të Dhomave të Tregtisë për tu solidarizuar me këtë çështje, do ti drejtohemni institucioneve ndërkombëtare, do ti drejtohemi Departamentit për Bujqësinë në Bashkimin Europian, do ti drejtohemi Bankës Botërore. Me datë 3 do të ketë përsëri një protestë tjetër, ku përveç një grupimi të caktuar të grumbulluesve dhe fermerëve të Lushnjes, Fierit dhe Beratit do tu bashkohen dhe fermerë të rajoneve të tjera të Shqipërisë si Shkodra, Korça, Gjirokastra’

Zusi tha më tej se fermerët kërkojnë që qeveria të marrë masa dhe të barazojë TVSH-në si në shitje, niveli i të cilës është 20 për qind dhe në blerje ku niveli shkon në 6 për qind.

‘Më e ndershme, më etike dhe më sociale është që TVSH-ja e produkteve ushqimore të ulet në nivelin 6% edhe në shitjen e tyre te konsumatori fundor.’-tha Zusi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco