Edhe gjigandi 'Euronews' shkruan për situatën e rëndë shëndetësore të kryeministrit Rama

Edhe gjigandi 'Euronews' shkruan për situatën e rëndë shëndetësore të kryeministrit Rama

09:44, 22/03/2019
A+ Aa A-

Informaconet se kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, ka kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore, kanë zënë vend 24 orët e fundit edhe në mediat ndërkombëtare. Pasi atyre gjermane edhe rrjeti gjigand mediatik” Euroneës”, raportoi për zhvillimet e djeshme në Tiranë. Mes të tjerash, Euroneës shkruan se ka pasur raportime se Rama ka probleme me zemrën. Ky është shkrimi i plotë: 

Në kryeqytetin shqiptar pati sërish protesta dhe përplasje kundër qeverisë përpara selisë së parlamentit. Protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin policor përpara hyrjes në ndërtesë. Ata hodhën kapsolla dhe shashka.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar”, tha demonstruesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”, vazhdon ai.

“Ne duam mbi të gjitha lirinë e shprehjes. Përveç kësaj, ne duam që Rama të ikë, ai duhet të ikë. Ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”, deklaron një protestues tjetër i quajtur Selman Isufi.

Ndërkohë, pati raportime se Rama ka probleme me zemrën, prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare në shenjë proteste.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco