VIDEO/ Tabaku sjell provën: Ja si bizneset paguajnë më shumë taksa

VIDEO/ Tabaku sjell provën: Ja si bizneset paguajnë më shumë taksa

10:09, 19/03/2019
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku.

Taksa e pronës është një nga format e reja të cilat qeveria po përdor për t’i vështirësuar punën bizneseve. Para disa ditësh një biznes në qytetin e Elbasanit më paraqiti disa fatura të pagesave të kryera nga ai në lidhje me taksën e pronës. Rezulton se biznesi ka paguar në vitin 2019 rreth 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë.

Sipas të dhënave të QKR ky biznes është një sipërmarrje familjare e vogël. Ai futet në grupin e atyre bizneseve që kanë të punësuar 1 në 4 veta dhe që mban me bukë një familje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Elbasani është një nga qytetet më të varfëra në vend, ndërsa bizneset e vogla mbyllen për shkak të uljes së xhiros dhe rritjes së taksave.

Qeveria i ka skllavëruar tanimë bizneset, i përdor ato si një mjet për të paguar PPP-të që u ka falur oligarkëve me kontrata të dyshimta. Kjo mazhorancë nuk beson tek sipërmarrja e lirë, nuk beson tek tregu i lirë. Ne duhet t’i japim fund skllavërimit të punës dhe skllavërimit të sipërmarrësve. Shqiptarët nuk janë skllevërit e oligarkëve dhe as të mazhorancës së krimit.

Jam e sigurtë që ka prova të tjera të shumta që dëshmojnë rritjen e taksës së pronës. Kushdo që ka prova është i lutur të sjellë nje foto të faturave ndër vite në inbox.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

K19/03/2019 15:51

Qeveria dhe Edi Rama jane mashtruesit me te medhenje.Keto jane deshmitare te rrejshem.E gjithe qeverisja nga 2013 deri ne keto momente vetem ka mashtruar ne te gjitha aspektet te jetes si nga ana ekonomike ashtu edhe politike.Jane zhdukur miliarda euro euro nepermjet mashtrimit dhe fasadave.Mashtrimi me I madhe eshte borxhi qe u ka lene shqiptareve 3mije deri 4 mije euro per person qe I bie qe cdo familje me 4 persona I bie (4 ×4 =16000 euro per nje familje mesatare me 4 persona.Mashtrimi me I madhe eshte borxhi qe merr qeveria me miliarda euro tek FMN dhe BB pra te mbajtur kete qeveri ne kembe duke paguar administraten dhe kjo administrate eshte e detyruar te ktheje perseri leket nga qe keto leke jane marre borxhe tek institucionet nderkombetare dhe keshtu kjo administrate dhe gjithe populli shqiptare I bie qe te punoje pa leke se keto paga do te rrikthehen perseri ne keto banka nderkombetare per te shlyer borxhin dhe ketu eshte mashtrimi me i madhe me shqiptaret per te cilen OPOZITA dhe LULZIM BASHA tua shpjegojne popullit shqiptare mashtrimin me te madhe qe u behet popullit shqiptare nga borxhi qe u merret nga jashte ne FMN dhe BB apo nga vende te tjera apo ne forma te ndryshme duke perfshire edhe mashtrimin tjeter me PPP duke shfrytezuar borxhin e fshehur te biznesit ne mashtrimin kunder shqiptareve si me siper qe permendem.Me keto argumenta te gjithe shqiptaret kur ta kuptojne se puna e tyre shkoka kot dhe ta kuptojne se qeveria I genjen se gjoja I paguan dhe se borxhi rritet dhe se keto borxhe do ti shlyejne perseri administrata dhe gjithe populli shqiptare ku sipas KLSh jane zhdukur miliarda euro.Basha duhet ta ngreje Zerin me specialistat e vet ekonomik per kete skandal dhe mashtrim gjigande.Mashtrimi I madhe dhe shperdorim detyre eshte fryerja e administrates dhe administrates se bashkise ne te gjthe shqiperine me qellim qe njerzit mos te reagojne ndaj keqqeverisjes dhe te ulin koken per nje page mashtruese dhe te pa vlere ku shumice e administrates per shkak te fryerjes nuk shkojne ne pune dhe per kete opozita te kallzojne penalishte per abuzim me detyren dhe fondeve publike te shtetit shqiptare dhe kete duhet ta beje dhe ta marre persiper BASHA dhe ekonomistet dhe j uristet e opozites.

Shto koment

Denonco