Kush është Bujar Spahiu, kreu i ri i KMSH

Kush është Bujar Spahiu, kreu i ri i KMSH

21:06, 02/03/2019
A+ Aa A-

Bujar Spahiu ka lindur më 26 shkurt 1976 në Kukës.

Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në Shkollën “Lidhja e Prizrenit në Kolesjan, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë drejt Turqisë në vitin 1992. Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai kreu studimet Teologjike universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Ez’herit në Egjipt në vitin 2003 në fushën e Tefsirit (interpretimi i Kuranit).

H. Bujar Spahiu ka një kontribut të gjatë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë e Arsimit në KMSH nga viti 2006 deri në vitin 2009, dhe nga vitit 2009 deri në vitin 2019 ka ushtruar detyrën e nënkryetarit në këtë institucion. H. Bujar Spahiu ka marrë pjesë dhe ka përfaqësuar Komunitetin Mysliman në shumë takime të rëndësishme, organizime të ndryshme, konferenca, simpoziume, etj.

Gjithashtu Spahiu ka qenë i angazhuar në mësimdhënie në universitet dhe medresetë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në fushën e specializimit të tij. Z. Spahiu është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi05/03/2019 15:33

Urime Bujarit!

Shto koment

Denonco