Mandatet e protestat/ Kryemadhi nga Durrësi: Gati për zgjedhje të parakoshme

Mandatet e protestat/ Kryemadhi nga Durrësi: Gati për zgjedhje të parakoshme

20:27, 27/02/2019
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi takim të zgjeruar me të gjithë strukturat e LSI Durrës.

Në këtë takim Kryetarja e LSI-së u kërkoi  kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezentë në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.

Ajo u kërkoi të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë.

Forca e LSI-së kanë qenë  gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

Kryemadhi ishte shumë e qartë kur deklaroi se shqiptarët janë mandatet tona më të pastra dhe se protestat masive, më të mëdhatë që Shqipëria ka parë ndonjëherë tregojnë qartë si drita e diellit se opozita është në rrugën e duhur dhe e pandarë nga qytetarët.

Kryemadhi deklaroi prerë se s'do të ketë  asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco