FOTO/ Si gënjen Edi Rama haptas në mediat e huaja

FOTO/ Si gënjen Edi Rama haptas në mediat e huaja

16:41, 21/02/2019
A+ Aa A-

Në panik për shkak të djegies së mandateve të deputetëve nga opozita, Edi Rama është duke kërkuar shpëtim.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane ‘Il Messagero’, Edi Rama pretendon se ka shumicën e shqiptarëve me vete.

Siç duket vetëm Rama nuk e shikon se shqiptarët nuk janë më me të.

Por gjatë intervistës, Rama ka bërë edhe një deklaratë të çuditshme.

Gazetari italian i ka përmendur faktin se sheshet janë plotë me protestues, por Rama i përgjigjet me një gënjeshtër: ‘Çfarë do të thuash, që kanë dalë 10-15 mijë persona në një vend, me 4.2 milionë banorë?’.

Dhe që kjo e dhënë e Ramës është një mashtrim i pastër e vërteton Instituti i Statistikave, INSTAT.

Image

Në të dhënat zyrtare për popullsinë në vitin 2019, INSTAT thotë se në Shqipëri janë afërsisht 2.8 milionë qytetarë.

‘Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018’, thuhet në raportin e INSTAT.

Edhe një herë tjetër Edi Rama kapet duke gënjyer dhe mashtruar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco