Ja përse amerikanët, gjermanët mirëpresin ndryshimin…

Ja përse amerikanët, gjermanët mirëpresin ndryshimin…

22:15, 15/02/2019
A+ Aa A-

Qytetarët shqiptarët do të demonstrojnë nesër për të larguar Edi Ramën nga zyra e kryeministrit, dhe për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme, e për të mundësuar hapjen e negociatave me BE.

Po jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, presin me padurim ndëshkimin e kësaj qeverie të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet dhe që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht.

Për cilët ndërkombëtarë bëhet fjalë? Përgjigja është e qartë: Për të gjithë pa përjashtim… veçanërisht fjala është për amerikanët, për gjermanët, por edhe për britanikët, e të tjerët.

Po përse edhe ndërkombëtarët mbështesin ‘ndryshimin pozitiv…’?

Sepse:

Rama është i vetmi në botë që e ka cilësuar Trump ‘turpin e njerëzimit’ dhe i ka bërë thirrje amerikanëve ‘të mos e votojnë kandidatin Trump si president të SHBA’…Një ndërhyrje e paprecedentë në punët e brendshme të vendit më të fuqishëm të globit.

Rama është njëlloj si shumë diktatorë të tjerë e ka cilësuar Zërin e Amerikës si ‘kazan’ vetëm se Zëri i Amerikës ka publikuar një video ku tregohet sesi Rama për të fituar zgjedhjet ka përdorur kriminelët e të korruptuarit për të blerë votat…

Rama është i vetmi drejtues shqiptar në këto 28 vjet që është rreshtuar me Putin e Erdogan kundër SHBA në disa votime në OKB duke e futur Shqipërinë ne grupin e ‘vendeve jo-mike të SHBA’.

Rama është i vetmi në botë që ka shkuar në takime zyrtare të rëndësishme me atlete dhe brekushe kur vendet serioze e konsiderojnë protokollin një çështje respektimi të rregullave dhe vlerave të përbashkëta. Kjo e ka shtyrë zëvendës-presidentin amerikan ta dëbojë Ramën në momentin kur do të bëhej foto e përbashkët me të gjithë kryetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Apo presidentin francez Makron ti heqë vizën të cilët Rama për më tepër me marrëzinë e tij i ka dhuruar edhe një palë atlete kineze, Dhe ajo që i ka ‘tërbuar’ amerikanët e europianët është se Rama jo vetëm i ofendon duke shkuar në takime me brekushe e atlete por kur shkon te Erdogan kujdeset të vishet siç duhet sepse e di shumë mirë si do të ishte reagimi i tij ndaj një ofendimi të tillë.

Rama është i vetmi drejtues në botë që luan rolin e kllounit në drekat zyrtare duke bërë shaka banale dhe treguar barcaleta të rëndomta, aq sa drejtues të rëndësishëm europianë e veçanërisht gjermanë ja kanë hequr vizën për bezdinë që ju ka krijuar gjatë këtyre eventeve.

Rama është shfaqur në sytë e lidershipit europian, veçanërisht të kancelares Merkel, mosmirënjohës, i pabesë dhe tinëzar, duke i ngulur thikën pas shpine Europës për shkak të angazhimit aktiv së bashku me Vuçiç e Thaçin në një projekt që Merkel, por edhe shumë liderë të tjerë europianë e konsiderojnë një veprim që destabilizon Ballkanit, por edhe shumë i rrezikshëm për BE. Kjo ka bërë që Merkel ta refuzojë Ramën përfundimisht.

Por ajo që e ka klasifikuar Ramën si personin e padëshiruar për të gjithë dhe që duhet larguar sa më shpejt nga drejtimi i vendit, është ajo që është shkruar në Raportin e Pribes, ish drejtorit të Komisionit Europian, për vendet e Ballkanit Perëndimor, se Rama si të gjithë drejtuesit e tjerë aktuale të vendeve të BP ‘ka kapur shtetin’.

Pra që Rama i korruptuar dhe i lidhur me krimin, ka vendosur nën kontroll kuvendin, biznesin, median, shoqërinë civile, drejtësinë dhe zgjedhjet. Dhe Pribe deklaron në raportin e tij se të gjithë kancelaritë e Europës dhe të botës demokratike janë të njohura me këtë gjendje por kanë heshtur deri tani apo nuk kanë vepruar se ‘ende nuk kanë një projekt të qartë për adresimin e gjendjes’; deri tani kanë vepruar vetëm në Maqedoni dhe shumë shpejt kjo gjë do të ndodhë edhe në vendet e tjera, Serbi, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe BiH…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PEDAGOGU DT. 19 Shkurt 201918/02/2019 12:13

O Abc sipas teje nuk duhet të vijë në pushtet LULUSHI me MINUSHEN.. O njeri ata po udhëheqin PROTESTAT popullore dhe më vonë PROTESTËN E MADHE. I ke mëntë në kokë apo të janë errur sytë dhe nuk di çthua.

Miu te kiu18/02/2019 09:37

Ku vend shpeton po te behet protektorat. Kjo gjindje vetem ishullin e pirateve mund te rikrijoj.

Ida17/02/2019 15:40

Good Lord , please guys give us a space, we need a freedom, we need everything normal life like other countries does. We need help for this little country we are with Big Heart. Any support from any other community it will be our dream to take care this place. Thanks

Albi16/02/2019 00:49

Mos genjejme veten. Nderkombetaret per momentin nuk duan asgje. Nese nuk i bindim qe jemi shumica, qe kemi te drejte dhe qe nuk do hedhim vickla lidhur me reformen ne drejtesi ndoshta do na mbeshtesin . Shembulli i Maqedonise eshte ideali per tu marre. Zaevi eshte lider i ndertuar nga sheshi permes te cilit arriti te binde kancelerite.Fitimi i besimit te tyre eshte kritik , por nuk do arrihet pa fituar dukshem besimin e shumices se shqiptareve.

fati16/02/2019 00:31

mos u boni merak se ky vend ka sa te duash njerez me arsim,kulture dhe dinjitet jo si ky karabushi psikopat

Albert 15/02/2019 23:40

Ndryshimin e duan shqiptaret Sepse po u vdes shpresa Se po pritet ngat Trumpi apo Macroni do vdisni te gjithe per te ngrene

Ilir rapo15/02/2019 22:30

Do habiten nderkombetaret kur te /nese do lexojne kete shkrim.....SYRI cakerr ka aritur te depertoje ne mendjen e tyre!..

Abc15/02/2019 22:27

Pirth,pirth se lirohesh.... Ndryshimin e duan te gjithe por Jo ne vend te rames te vije lulushi me monushen

Shto koment

Denonco