Policia e Shtetit bëhet qesharake/ Kush vjen nga Jugu drejt Tiranës, ti bjerë nga Elbasani

Policia e Shtetit bëhet qesharake/ Kush vjen nga Jugu drejt Tiranës, ti bjerë nga Elbasani

18:51, 15/02/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur opozita po bën përgatitjet e fundit për protestën e nesërme dhe kur priten mijëra protestues nga e gjithë Shqipëria ti drejtohen Tiranës, Policia Rrugore i bën thirrje shoferëve nga Jugu i Shqipërisë të shmangin plotësisht kalimin nga autostrada Tiranë-Durrës, dhe të kalojë përmes aksit Rrogozhinë-Peqin-Elbasan dhe më pas përmes tunelit drejt Tiranës.

Policia Rrugore sugjeron edhe për kthimin të ndiqet i njëti itinerar.

NJOFTIM I POLICISË:

“Për shkak të punimeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës (autostrada), shërbimi i Policisë Rrugore, nisur nga kryerja e punimeve, iu sugjeron drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Jugut, kryesisht drejt Lushnjës, Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe zonave të tjera, për të mos u vonuar mund të zgjedhin si variant alternativ kalim nga Rruga e Elbasanit drejt Tunelit - Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug.

Gjithashtu edhe drejtuesit e mjeteve që kthehen në Tiranë nga këto zona, për t'u kthyer më shpejt dhe për të evituar ngarkesën dhe vonesat  drejt Tiranës mund të ndjekin këtë itinerar.

Në autostradë po vazhdojnë punimet nga kontraktori, ndërkohë që ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore.

Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon mirëkuptimin që të respektohet në maksimum sistemi i sinjalizimit vertikal dhe horizontal i përkohshëm në këtë segment rrugor, me synim evitimin e bllokimeve dhe të aksidenteve të mundshme”.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe Policinë e Shtetit se po tenton të bllokojë akset kryesore për të penguar protestuesit të mbërrijnë nesër në Tiranë para kryeministrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni16/02/2019 02:14

Shum nga kto firma e kan filluar qush ne kohe te ppshse me tregti mallrash, po kto jan sot qe bejn se punojn dh rrjepin popullin.por do ishte ma mir bllokojn hyrjen e tiranes, te ndrrojn destinacjon , per vlore , dhe ta bjen ne tiran palon.

Daj Jaku15/02/2019 20:08

Ju nuk jeni polici shteti por paljaço në shërbim të një diktatori të çmendur dhe zemërlepur. Ministri juaj është një fshatar gdhë, laper llesh leshi.

luli15/02/2019 19:29

Merjani ato mjetet Gecit apo Salillarit dhe hidhjani jashte rruge n.q.s ata ndihmojne ne planin e qeverise per bllokimin e levizjes.Kjo qe ben policia eshte shenje frike e Lesheve dhe e te tremburit qe ne lindje KM -se tone.

Albi15/02/2019 19:08

Pervec Rames, qe kete rradhe me duket do i bjeri na p...i i semes. Vetem atje do e kete rrugen e lire.

Shto koment

Denonco