Ish-deputetja e PS lëshon bombën: Nëse bëhet mocion në Kuvend, Rama nuk e fiton

Ish-deputetja e PS lëshon bombën: Nëse bëhet mocion në Kuvend, Rama nuk e fiton

21:26, 11/02/2019

E ftuar përballë gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv, ish deputetja socialiste Arta Dade thotë se Edi Rama do ta humbiste një mocion besimi në Kuvend. Sipas saj, grupi parlamentar i PS do votonte për largimin e tij nga qeveria. 

Ish-deputetja socialiste tha se ajo shkëmben vazhdimisht SMS me ish-kolegët e saj në Kuvend dhe këtë mendim ndajnë edhe ata por kanë preferuar të heshtin. 

"Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë", tha ish-deputetja socialiste, Arta Dade. 

Arta Dade, një zë i fortë i socialistëve por edhe ish Ministre e Jashtme, prej disa kohësh ka dalë publikisht kundër vendimeve të kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, ky i fundit po i shërben një grup njerëzish pranë tij dhe jo PS-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli14/02/2019 09:45

Është vënë re që të gjithë deputetët e PS kur dëgjojnë fjalimet e ç'fazuara të Ramës në Kuvend , jo më që nuk e duartrokasin, por ulin kokat si të turpëruar. Vetëm një numur fare i vogël i tyre si Spiropali, Balla e ndonjë tjetër e miratojn hapur. Por kur vjen puna tek votimet, skena kalon në komedi. Rruçi pa e ngritur kokën fare për të parë kartonat e votimit, i kalon shpejtë e shpejtë votimet, duke thënë, "78 vota pro, asnjë abstenim, nuk ka vota kundër, aprovohet", ndonëse gjysma e deputetëve "përtojnë" të ngrejnë kartonin.. E kam parë disa herë këtë skenë komike të Kuvendit e çuditem se pse nuk e komentojnë mediat shqiptare që këto skena të filmuara i kanë në arkivet e tyre.

Shto koment