Kryemadhi i kujton Ramës, betejën e Tendës së Qypit: Skraparllinjtë, siç shporrën gjermanët...

Kryemadhi i kujton Ramës, betejën e Tendës së Qypit: Skraparllinjtë, siç shporrën gjermanët...

11:45, 20/01/2019
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nga Skrapari, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe deputetin e zonës, Blendi Klosin, aktualisht ministër i Turizmit. Kryemadhi e konsideroi Ramën si “kryeministri kriminel” dhe Klosin si “ministri bixhozxhi”.

Në vijim, Kryemadhi foli për trimërinë e skraparllinjve, që nuk i tremben asnjë lloj pushtuesi e pushteti, duke marrë shembull një datë të sapo përkujtuar të LANÇ, betejën partizane të Tendës së Qypit të 19 janarit 1944, ku skraparllinjtë luftuan dhe fituan kundër gjermanëve.

“Do t’i kujtoj, - tha kryetarja e LSI, duke iu referuar qeveritarëve, - vetëm një histori të thjeshtë se se kush janë skraparllinjtë. Javën tjetër ju kujtoni Betejën e Tendës së Qypit, ku ashtu si partizanët zbrazën dhe zbythën pushtuesit gjermanë, ashtu do të zbrazet dhe zbythet çdo njeri që ushtron dhunë, frikë dhe kamzhik mbi skraparllinjtë.

Skraparllinjtë nuk janë frikacakë, ku të mendojnë se Skrapari është një “xhep” që mund ta kalojnë, por se janë ata që e themeluan LSI-në dhe formuan një figurë të re politike, për të treguar se as nuk i mer peng njeri dhe as i kërcënon dot njeri.

Ata janë të lirë por në zemër të tyre kanë një dashuri të madhe që janë shqiptarë. Ndaj ms u ndalni, as mos u shqetësoni, as mos u frikësoni.

Nuk e marrin dot mundimin të kalojnë urën për të ardhur tek ju, ndryshe do të ishin për të biseduar si t’ju ndihmonin. Jo vetëm që s’janë, po intrigojnë dhe shajnë vëllezërit e tyre.

Inati ndaj LSI nuk është me popullin e Skraparit. Të hapin vende pune, të ulin çmimet e eujit, energjisë, të shportës.

Nëse kanë inat me LSI-në, kjo mazhorancë që është sot në pushtet duke blerë mandatet, duek grabitur mandatin qeverisës, të kthejë sytë nga populli.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco