Transparenca dhe gara në PD/ Basha njihet me listën e kryesisë nga TV

Transparenca dhe gara në PD/ Basha njihet me listën e kryesisë nga TV

23:10, 19/01/2019
A+ Aa A-

Lista me 15 anëtarët fitues të kryesisë së PD, si asnjëherë më parë, u bë e hapur. Votat e 328 anëtarëve u numëruam në praninë e kandidatëve te interesuar për numrin e votave, duke patur si rezultat një garë të ndershme dhe të pakontestuar nga askush.

Edhe llogaritjet e secilit kandidat u bënë transparente dhe Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana e lexoi listën menjëherë pas përfundimit të procesit. Burime zyrtare konfirmuan se Kryetari Basha nuk ishte me zyrë dhe e mësoi vendimin e Kryesisë, kur zoti Gjana e bëri atë publike.

Demokratët thonë se ky është procesi më demokratik në PD, jo vetëm nga respektimi i statutit në thirrjen e Këshillit Kombëtar, por edhe për shpalljen e kandidatëve një ditë përpara votimit, numërimin me vëzhgues, renditjen dhe shpalljen e menjëhershme.

Kryetari Basha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar modeli i demokracisë së brendshme, garës së vërtetë dhe konkurrencës në PD do të jetë modeli i qeverisjes së nesërme të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco