VIDEO/ Basha apel shqiptarëve: Dilni në protestën dhe mbështesni studentët

VIDEO/ Basha apel shqiptarëve: Dilni në protestën dhe mbështesni studentët

17:23, 15/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër projektit korruptim të qeverisë Rama.

Basha u ka bërë apel gjithë shqiptarëve që të dalin në protestë dhe të mbështesin studentët në kauzën e tyre, dhe për ti treguar Ramës se shqiptarët janë më të fortë se bandat e krimit./

‘Sot e gjithë Shqipëria është në protestë, ajo e studentëve, e Unazës së re, për naftën dhe energjinë, janë shenjat më të qarta të gjendjes se ku ndodhet vendit. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve mbështetësve të PD, opozitës që të dalin pasivisht në mbështetje të studentëve. Ram,a po luan me nervat e tyre me shëndetin e tyre. Unë dua tu drejtoj një ftesë gjithë shqiptarëve të bashkohen me studentët. Ne mbështesim 8 pikat e tyre, kemi 3 vjet që kërkojmë anulimin e këtij ligji. Të bashkohemi për ti treguar Ramës se ne nuk i lëmë vetëm studentët. Kjo është ftesa që kam sot për gjithë shqiptarët’, tha Basha.

Basha: U bënë 6 javë që banorët protestojnë për shtëpitë e tyre. U bënë dy javë që ëshntë zbuluar se ashtu siç denoncuam ne që prej ditës së parë, ky nuk është një projekt zhvillimi por një projekt vjedhjeje. Në këtë projekt vjedhjeje është përfshirë drejtëpërdrejtë Edi Rama dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse nuk ka përgjigje. 

Afrim Qendro është masha e Edi Ramës dhe përmes tij është zbuluar një aferë ndërkombëtare e pastrimit të parave të pista me hapjen e kompanisë në SHBA me falsifikim të letrave zyrtare. Nuk ka përgjigje sepse Edi Rama që është planifikuesi, ideatori dhe përfituesi i vjeshjes tek Unaza, kontrollon totalisht prokurorinë. Pra ka rënë drejtësia. Banorët e dinë këtë, por ata kanë qendruar në ditët më të vështirë dhe ne kemi qendruar krah tyre edhe kur ndaj tyre ushtruan dhunë ne ishim këtu me ta dhe i sprapsëm dhe qendresa e tyre e bashkuar nxorri të vërtetën në pah.

Sot e gjithë Shqipëria është ngritur ne protestë, nga ajo më madhështorja kryengritja e studentore, protesta e unazës, protësta tek Teatri, e biznesit të vogël për çmimin e naftës dhe të energjisë, janë shenja më e qartë e gjendjes së emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi.

Sot banorët e unazës kanë protestuar bashkë me studentët. Ka dy ditë që studentët i bëjnë thirrje qytetarëve tu bashkohen ndaj këtu nga unaza e re, dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, mbështetësve të opozitës, së PD dhe partive të tjera opozitare të dalin masivisht në mbështetje të protestës së studentëve. Edi Rama po luan me shëndetin e tyre, me nervat e tyre në këtë kohë të ftohtë dhe po luan me fatin e tyre. Të mos i lëmë fëmijët tanë vetëm, të mos i lëmë studentët vetëm. Protesta e tyre është e sinqertë ndaj dhe unë dua sot që që ti drejtoj një ftesë të gjithë qytetarëve të bashkohen me protestën e studentëve. Ne mbështesim plotësisht 8 pikat e tyre dhe kërkojmë realizimin e tyre ndërkohë vetë PD ka 3 vite që kërkon shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë i cili është burimi i krizës dhe degjenerimit të arsimit.

Natyrisht ky ligj nuk është e keqja e vetme e Shqipërisë. Janë ata që bënë këtë ligj për të vjedhur dhe zhvatur xhepat e prindërve të studentëve sepse nga njëra anë shqiptarët paguajnë taksa por me këto taksa në vend që të bëhen konviktet, në vend që të bëhen biblioteka, auditore, në vend që të financohet cilësia e mësimdhënies financohet fasdat e luksit, financohen zyrat e ministres, kryeministria. Vetëm me aq para sa ka hedhur tek kryeministria dhe godina e Lindita Nikollës, do të mjaftonin për të financuar shumë shkolla apo auditore, biblioteka, etj. Rama financon më shumë për luksin e vetë seç financon për kopshtet dhe shkollat e shqiptarëve. Vetëm kolltuqet e Ramës dhe lindita Nikollës bëjnë më shumë se sa pajisjet e domosdoshme për konviktet e studentëve.

Ndaj ftesa ime sot tek unaza është ndaj çdo shqiptari: Solidarizim ndaj studentëve dhe t’u bashkohemi masivisht protestës së tyre për tu treguar së pari atyre dhe së dyti Ramës së nuk i lëmë vetëm, se së bashku me ata jemi më të fortë sesa tinëzia, makutëria, propaganda e tij mashtruese. Kjo është ftesa që ka sot nga unaza e re bashkë me përshëndetjen e banorëve të Unazës së Re që pavarësisht prej halleve të tyre që skanë mbaruar, jo vetëm që kanë qendruar por qendrojnë ditë për ditë këtu dhe i janë bashkuar protestës së studentëve. Është koha që gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë.

Pyetje: Zoti Basha, përveç deklarimeve dhe prezencës tuaj në protestën e banorëve të Unazës së Re dhe pas skandalit, a ka nisur PD një padi në prokurori për këto skandale?

Basha: Kërkesa e banorëve ishte t’i ndihmonin për padinë që ata do të çonin në prokurori. Pra ka një padi në prokurori dhe padyshim që PD me eskpertët e saj ka ndihmuar banorët në këtë padi por PD ka paralajëruar që prej vitit të kaluar se vendosja e Arta Markut në krye të prokurorisë nga Rama u bë pikërisht të mbulojë afera të tilla korruptive. E kuptoni se çfarë ka ndodhur apo jo. Ka vendosur një garanci të vjedhë pa i hyrë gjemb në këmbë. Por planin ia kanë prishur studentët, ia kanë prishur banorët e unazës së re, ia kanë prishur rehatinë, ndaj është vërsulur me propagandë, shpifje, mashtrime, përçarje, abuzime, me sjelljen e një hajduti psiqik që do me çdo kush të mbulojë vjedhjen e tij. Por nuk ka për t’ia dalë dot.

Pyetje: A ka projekte të tjera që ju i konsideroni korruptive?

Basha: Çdo projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar, që nga Afrim Qendro që komandohet nga Rama, shikoni se çfarë ndodh; të gjitha tenderat fitohen në kushte dyshimta, afër çmimit tavan, në shumicën e rasteve në konkurecë fallso si këtu, me kompani që njëra tërhiqet për të lejuar që ta marrë ajo që ka caktuar Rama. Ndërkohë që Rama ka përfshirë ARRSH-në dhe institucionet shqetërore në skemën më të madhe korruptive në Ballkan të projektit të PPP-ve një miliardë euro që tani ka shkuar në 2.2 miliardë euro. Kjo është një skemë e hapur vjedhjeje.

Edi Rama me 5 oligarkë po vjedhin taksat e shqiptarëve ndërsa këtu tek Unaza ka edhe një aferë tjetër me të cilën ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve që tregon se plani urbanistiK ka ndryshuar këtu për të favorizuar krimin e organizuar që do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Menjëherë pasi të kemi analizën e plotë dhe disa dokumente shtesë do t’i bëjmë publike.

Afera e aferave është që ne sot kemi nëj qeveri grabitqare e cila nuk ka asnjë politikë, dhe politika e vetme e tyre është vjedhja dhe përsos kësaj cinizmi dhe tallja. Ka 11 ditë që tallet me studentët, ka 6 javë që tallet me banorët dhe ka ardhur koha që shqiptarët ta kuptojnë se ka ardhur koha që e vetmja mundësi për ti dhënë fund kësaj situate është bashkimi dhe qendresa në një protestë kombëtare pa pushim.

Pyetje: Në këto kushte të vendit a mund të kemi një skenar për zgjedhje të parakohshme?

Basha: Dua tu bëj të qartë se ne jemi në krah të banorëve dhe për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ne mbështesim totalisht protestën e studentëve dhe kërkojmë zgjidhjen e halleve të tyre. Nuk ka opozita asnjë nevojë të instrumentalizojë këto protesta për qëllimet apo objektivat e veta politike. Jam i bindur që Rama duhet të largohet një orë e më parë. Pa largimin e tij Shqipëria do të vazhdojë të zhytet në mjerim ekonomik dhe padrejtësi. Padyshim që largimi i tij nuk është zgjidhja por është atëhere kur shqiptarët të kenë mundëis të zgjedhin me votë dhe të delegojnë përgjegjësinë e qeverisjes tek një qeveri e ndershme, transparente dhe që u shërben atyre dhe jo xhepave të vetë.

Nuk kam ndërmend të flas nga Unaza për programin dhe strategjinë e PD, sepse do të ishte e pandershme në raport me praninë time këtu. Por opozita dhe aleatët janë në faz ëtë avancuar të formulimit të zgjidhjeve politike afatgjata, por tani është koha për të qendruar në krah të këtyre banorëve, në krah të studentëve dhe për tu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët dhe të mos lënë Edi Ramën që protesta studentore që nisi për padrejtësitë në arsim, por që vrau frikën, apatinë dhe u hapi sytë shqiptarëve  ta mbysë apo më keq ta përdorte siç do të përdorte Emiljano Shullazin për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E15/12/2018 18:20

Protesta e studentave eshte e bekuar prej ZOTIT se eshte proteste per nje dije te paster dhe te vertete dhe qe do te shpetoje shqiperine nga injoranca dhe do ta nxjerre ne drite dhe shprese per shqiptaret dhe per te gjithe kombin shqiptare perfshire kosoven, maqedonine malin e zi dhe gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen prandaj e gjithe shqiperia ne proteste bashke me shqiptaret e kosoves maqedonise dhe gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen

Shto koment

Denonco