Presidenti ktheu buxhetin, Rama-studentëve: Po më bëjnë presion

Presidenti ktheu buxhetin, Rama-studentëve: Po më bëjnë presion

14:40, 13/12/2018
A+ Aa A-

Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama shkruan me ironi në Tëitter se ky hap i Presidentit vjen pas prezantimit të kërkesave të LSI.

Teksa e quan të gjithën ‘presion mbi studentët’ Rama iu bën thirrje të rinjve që të dalin nga kurthi dhe të flasin në emër të vetes.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama.

Duke marrë shkasë edhe nga kërkesat e studentëve, Presidenti Meta kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Sela 13/12/2018 15:07

    O edvin si nuk e kupton se ke ikur !? Koha jote mbaroj ! Pune oresh ,ditesh,javesh ska rendesi por kaq kohe kishe ne dispozicion ! Per veten tende duhet te kishe vepruar ndryshe per kalamanjet e tu ! Kjo qe bere ti ka filluar me Shqipetaret me 29.11.1944 pra dita e pushtimit te Shqiperise nga komunizmisllavorus e megjithate nuk ja doli me Shqipetaret sic nuk ja dole dhe ti . Te fala te gjithe atyre qe kane qene dhe jane per regjime totalitare dhe anti -Shqipetare . Per kujtese bashkepuntoria dhe gruaja e diktatorit enver jeton si qen ,beri dhe burg, femijte e saj qe kane frike te deklarojne prinderit !!! EDVIN PRIT SE SKE PARE GJE AKOMA !

    Shto koment

    Denonco