Protesta e studentëve/ Presidenti nuk dekreton buxhetin e vitit 2019

Protesta e studentëve/ Presidenti nuk dekreton buxhetin e vitit 2019

13:35, 13/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur që të mos dekretojë ligjin e ‘Buxhetit të vitit 2019’.

Me një njoftim për mediat, presidenca thotë se duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, presidenti ka vendosur të kthejë ligjin për buxhetin edhe njëherë në Kuvend.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti Shqipërisë Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco