Zyrtarët kërcënojnë studentët, Berisha - protestuesve: Kërkoni largimin urgjent të këtyre mercenarëve

Zyrtarët kërcënojnë studentët, Berisha - protestuesve: Kërkoni largimin urgjent të këtyre mercenarëve

08:55, 07/12/2018
A+ Aa A-

Studentët po kërcënohen nga disa drejtues të universiteteve në vend dhe tashmë ky është fakt i denoncuar me emër prej vetë atyre.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ka dhënë zë, denoncimeve të studentëve protestues duke bërë thirrje që ata të kërkojnë largimin e këtyre zyrtarëve vasalë nga institucionet e tyre.

Ja mesazhi i plotë i Berishës dhe denoncimet e të rinjve:

“Studentët denoncojnë pseudo intelektualë, zyrtarë, mercenarë në Universitetet e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, që iu bëjnë presion dhe i kërcënojnë.

Studentët denoncojnë mediat se po censurojnë protestën e tyre “de fakto” një revolucion i vërtetë demokratik kundër Kakistokracisë!

U bëj thirrje studentëve të kërkojnë largimin urgjent të këtyre mercenarëve, pseudopedagogëve dhe zyrtarëve vasalë nga universitetet dhe fakultetet e tyre.

Ata janë segmentet më të kalbura dhe të korruptuara të regjimit të Kakistokracisë. “Kakistos”, në greqishten e lashtë, “më i keqi”.

Lexoni mesazhet e tyre”, shkruan Berisha.

Përshëndetje Doktor!

Jam një student në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe sot, gjatë kohës që lajmëruam një protestë paqësore nga studentët, rektorja dhe dekanët na kërcënuan me mungesë dhe moslejimin e futjes në provimet e kolegiumeve. Ju lutem, shpërndaje anonim, se këta të pinë gjakun.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, zoti Berisha por mediat kryesore censuruan protestën dhe po bëhen përçarje dhe kërcënime nga pedagogë dhe elementë studentorë partiakë. Flm. nëse e bëni publik këtë që po ndodh tek Fakulteti im i Drejtësisë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco