Mogherini, presion Thaçit: Hiqeni tarifën ndaj Serbisë

Mogherini, presion Thaçit: Hiqeni tarifën ndaj Serbisë

09:03, 29/11/2018
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini: “Tarifat doganore një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet", shkruan DW.

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Fredereika Mogherini të mërkurën pasdite ( ka biseduar në telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u bë e ditur përmes një kumtese të lëshuar nga zyra për shtyp e Mogherinit.

"Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat e doganës për produktet nga Bosnje e Hercegovina dhe Serbia vetëm sa ka komplikuar situatën dhe nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për popullatën në Kosovë apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

"Kjo është një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet", ka shtuar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kjo e dyta29/11/2018 13:06

kjo foto, Hiqeni taksen apo Hiqi ....§ Me shume ngjan me kete te dyten!

Shto koment

Denonco