Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Kosova e vendosur: Nuk e heqim tarifën 100 % ndaj Serbisë

Kosova e vendosur: Nuk e heqim tarifën 100 % ndaj Serbisë

07:02, 28/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur të mbajë në fuqi taksën prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të hequr tarifat.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se i respektojnë vlerësimet e miqve ndërkombëtarë, por që vendimi për taksën nuk mund të largohet në këto rrethana që po dominojnë.

“Ne kur e kemi vendosur taksën kemi pasur parasysh që do të kemi vërejtje dhe sugjerim nga miqtë tanë ndërkombëtarë, por ne mendojmë që tani për tani jemi të vendosur që taksa të mbetet në fuqi derisa të mos ndërrojnë sjelljet e palës tjetër, në këtë rast të Serbisë. Këto janë vendime që i kemi bërë për të mbrojtur vendin tonë nga veprimet e dëmshme që ka bërë Serbia karshi shtetit tonë”, thotë Shatri.

Qeveria e Kosovës më 21 nëntor vendosi që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë.

Serbia, e cila eksporton në Kosovë mallra në vlerë prej mbi 400 milionë euro në vit kërkoi heqjen e taksës si kusht për vazhdim e dialogut ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës të tërheqë vendimin duke e cilësuar atë si shkelje të Marrëveshjes për Tregti të Lirë CEFTA-s, anëtare e së cilës Kosova është që nga viti 2007.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco