Sfidon Dash Shehu: Po të dojë Basha, e fitoj unë Tiranën

Sfidon Dash Shehu: Po të dojë Basha, e fitoj unë Tiranën

23:28, 22/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të tij përballë kandidatit të PS-së, në zgjedhjet për pushtetin lokal vitin e ardhshëm.

I ftuar në Report TV, Shehi tha se nëse Basha do ta propozonte emrin e tij, ai do ta pranonte kandidimin dhe madje, do të bënte më shumë se Veliaj.

‘Do ta gjykojmë kur t’i vijë koha. Do e flasim. Jo. Unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po. Për këtë arsye do e pranoja.

Halim Kosova ishte burrë i mirë, por kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot.

Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare.

Do jepja një këshillë që Basha. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës.

Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson’- tha Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco