Rama i ulërin Gjykatës Kushtetuese që të hap derën, Peka i përplas të vërtetën

Rama i ulërin Gjykatës Kushtetuese që të hap derën, Peka i përplas të vërtetën

13:52, 09/11/2018
A+ Aa A-

Karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu, me ironinë fine që e karakterizon, punën e tij të radhës për “MAPO”, ja ka kushtuar ngërçit institucional ku ka ngecur emërimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar emrin e tij.

Në karikaturën e botuar ditën e sotme shfaqet i shpërfytyruar dhe në panik kryeministri, Edi Rama, duke mbajtur në dorë propozimin e hedhur poshtë  për Lleshin ministër përpara derës së Gjykatës Kushtetuese, e cila qëndron e mbyllur me një dryn gjigant. Ulërimës së dëshpëruar të Ramës-Hapu-i përgjigjet i qetë analisti, Çim Peka, duke i përplasur në fytyrë të vërtetën; Vetë e mbylle!

Pas lëvizjes së Ilir Metës për këtë çështje, e cila duket e kapi në befasi kryeministrin dhe gjithë Rilindjen, këta të fundit u kujtuan për Kushtetutën e cila sipas tyre qenka shkelur prej presidentit. Analisti Peka ka qenë nga zërat e paktë, që thelbin e kësaj krize, por jo vetëm, e sheh pikërisht tek atentati i qëllimshëm që Rilindja nëpërmjet manipulimit të procesit të Reformë në Drejtësi i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, e cila prej kohësh qëndron e kyçur.

Në emisionin e Sokol Ballës mbrëmjen e lajmit “të keq” që i erdhi Ramës nga presidenca, Peka këmbënguli se shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese, (me qëllim spastrimin e rrugës për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe marrëveshjes me Greqinë për detin, etj) kryeministrit Edi Rama, tashmë po i kthehet në bumerang. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ramazani10/11/2018 23:19

eshte ditur qe ne krye te heres, qe kur shkarkuan Fatmir Hoxhen qe qellimi ishte ta shkaterronin GjK... s ka bir shqiptari ta quaje te korruptuar ate njeri... i ndershem, profesionist krenar dhe i varfer... gjynahet e tij do t'i.zene kush e hoqi... une jam pukjan dhe e njoh familjarisht... po ku rri korrupsioni tek ajo familje hallemadhe mor ju vrafte i madhi Zot

ramazani10/11/2018 23:18

eshte ditur qe ne krye te heres, qe kur shkarkuan Fatmir Hoxhen qe qellimi ishte ta shkaterronin GjK... s ka bir shqiptari ta quaje te korruptuar ate njeri... i ndershem, profesionist krenar dhe i varfer... gjynahet e tij do t'i.zene kush e hoqi... une jam pukjan dhe e njoh familjarisht... po ku rri korrupsioni tek ajo familje hallemadhe mor ju vrafte i madhi Zot

Krist09/11/2018 15:34

Keta rilindasit,gjithnje genjejne,por gjithnje ,keto genjeshtra i dalin ne shesh.Llafazani Peza,e sidomos kryellafazanja Spiropali,kane thene ne cdo panel TV,se nuk kane se cfare te dergojne ne gjykaten Kushtetuese,sepse Presidenti,nui i paska derguar asnje dekret per Lleshin.Sot Rama na paska derguar ne gjykaten Kushtetuese (e tha edhe tek emisioni i Balles) ankimimin per kete dekret.Peza,Spiropali dhe shoket e tyre Luarasi duhet te na e skjarojne,ku e gjeti Rama dokumentin,apo Presidenti formalisht (me dokumentat),paska qene korrekt? Nese nuk e bejne kete,te mos dalin neoper ekrane,dhe te flasin si e ema e Zeqos,ne maje te thanes,e sidomos,te mos bejne zhurrmuesin,sic bejne ne cdo emision.

Shto koment

Denonco