Ngjarja e Bularatit/ Mustafaj: Gjuha e përdoru nga Rama ishte ...

Ngjarja e Bularatit/ Mustafaj: Gjuha e përdoru nga Rama ishte ...

18:32, 02/11/2018
A+ Aa A-

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar nga studio e ‘Opinion’ në News 24 ngjarjen e Bularatit në Gjirokastër, ku humbi jetën 35 vjeçari Kostandinos Kaçifas, gjatë një shkëmbimi me armë me forcat RENEA.

Mustafaj tha se përdorimi politik i kësaj ngjarjeje është i rëndë dhe destruktiv. Sipas tij gjuha e përdorur nga Rama ishte një përpjekje e tij për të bërë nacionalistin.

“Humbja e një jete të njeriut është tragjedi. Pastaj aspekti se si u vra nga policia, s’kemi një dinamikë të plotë dhe të vërtetë të ngjarjes. dëgjova një ditë një nga eprorët e RENEA, që tha se Forcat Speciale nuk merr urdhër për të shtirë. Ka protokollet e veta. Përdorimi i politik është i shëmtuar dhe dekonstruktiv. Qoftë nga qeveria shqiptare, kryeministri, por dhe qeveria greke, siç ishte e ekzagjeruar deklarata e ministrisë së Jashtme. Duhet të merret parasysh ajo që thoshte Pangalos; kur shtie mbi policinë, vritesh. Gjuha e përdorur nga Rama ishte përpjeke për të përvetësuar ngjarjen si nacionalist. Pamë një shpërthim të vërtetë histerik nga nacionalistët, nga ekstremistë, që shkuan deri në cënimin e ambasadës shqiptare në Athinë. Incidenti tragjik nuk ka lidhje me negociatat. Pretekstet ndoshta përdoren. Ne kemi thënë bashkë në bisedë se qeveria shqiptare ka për detyrë që të bëjë transparencën”, tha Mustafaj.

Taulant Halili/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco