Fjalori politik i 'Rilindjes': Tepsi, Legen, Fik, Lali, Bir Kurve, Qefin, Zorrë, Hajvan...

Fjalori politik i 'Rilindjes': Tepsi, Legen, Fik, Lali, Bir Kurve, Qefin, Zorrë, Hajvan...

14:50, 24/10/2018
A+ Aa A-

Rreth një muaj  më parë ish-deputeti socialist, Namik Dokle, hodhi një foto në faqen e vete në Facebook, ku shfaqeshin shumë ish-kolegë të tij të majtë  në parlamentin e parë pluralist shqiptarë.

Ja çfarë shkruan Namik Dokle (që përveçse politikan i njohur dhe i nxjerrë tashmë në pension nga Edi Rama) është njëkohësisht. edhe dramaturg e shkrimtar:

“Grupi i parë parlamentar i Partisë Socialiste (1992- 1996)

Thonë që kemi qenë grupi më i mirë...Thonë që ishim idealistë e të vendosur...Thonë që ishim të kulturuar dhe të mençur...Thonë që ishim shkollë e opozitarizmit...Por ne nuk u mblodhëm për të përsëritur këto fjale...”

Mesazhi sarkastik, edhe pse “diplomatik” i Dokles është i qartë dhe ulëritës, për atë çfarë ka mbetur nga Partia Socialiste; Si ishim dhe si jemi katandisur!

Nëse do të kemi një foto unbllok të grupit aktual të deputetëve dhe ta krahasojë me atë të kohës, Nano-Dokle, (Profesorë dhe intelektualë si Ermelinda Meksi, Arta Dade, Servet Pëllumbi, Hetem Ruka, Ylli Bufi, Sabit Brokaj etj, për të mos përmendur të ndjerët Dritëro Agolli, Luan Hajdaraga dhe shumë emra të shquar në fushat e tyre), atëherë do të kuptojmë qartë se çfarë degradimi dhe degjenerimi i ka ndodhur kupolës së PS-së e në të gjithë piramidën, që kur timonin e saj e uzurpoi Edi Rama.

Nuk po merremi fare me zinxhirin e deputetëve e kryetarëve të bashkive, që i “ranë dëshmorë” pas ultimatumeve të ndërkombëtarëve dhe rrjetës së dekriminalizimit. Ata janë kriminelë të egër e të rëndomtë, trafikantë droge e përdhunues...

Por le “të kapim” disa nga këta,  që vetëquhen “ajka” e Rilindjes.

Vetë kryetari dhe  kryeministri i tyre është një mësues vizitimi, i cili luan fortë me copëza librash që ka lexuar në rini (siç bënin shumica në kohën e diktaturës), për të dhënë idenë e një njeriu të lexuar dhe orator. Mburret se është nxënës i Konicës dhe Nolit (dy biblioteka lëvizëse), por gafat dhe mashtrimet  tij me citimet që bën, që kur flet për Milan Kunderën, Biblën etj, zbulojnë se cili është niveli i këtij mësuesi vizatimi.

Në përpjekje për të kompensuar mediokritetin lapidar si artist i dështuar, bleu me postin e kryeministrit “famën” dhe hapësirat e galerive ndërkombëtare, por sërish nuk qullosi dot gjë.

Të mos flasim pastaj për karakterin e tij malinj, që kushdo që e ka pasur mik, bashkëshort, bashkëpunëtor, gjiton etj, e di mirë se deri në çfarë derexheje e ka të deformuar.

Në pak fjalë (sepse do të duheshin mijëra faqe të shkruara nga antropologë, psikologë, psikiatër sociologë, politologë etj), ky është “diamanti” i Rilindjes, Edi Rama.

Pasi spastroi vit pas viti, të gjithë intelektualë e shquar të PS-së sot ajo që na ofron ky sekt; janë Erion Veliaj që nuk ka mbaruar asnjë shkollë të saktë, por është një magjistar i vërtet i mashtrimit vulgar; ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, që është diplomuar e masterizuar nëpër universite kioska; Ulsi Manjën që është kthyer në gallatë në rrjet me doktoraturën e tij “shkencore”, ku “mamitë nxjerrin fëmijë çyryk” e “frika ruan vreshtin”; Rrahman Rajën si qershia mbi torët, etj e etj.

 Nëse dikujt do ti shkonte ndërmend, që të përpilonte një fjalor të Rilindjes, ai do të kishte mundur që të grumbullonte vetëm një grusht fjalësh të cilat mund ti gjente edhe në rrugë apo mejhane (shumica të “profesor Ramës”, mbi të cilat vërtitet e gjithë kjo ngrehinë, sa mafioze aq edhe ordinere; Tepsi, Legen, Fik, Lali, Bir Kurve, Qefin, Zorrë, Hajvan...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

popu..02/11/2018 10:32

ketu ne mesin e fotografise krah rames ,simbas te fhenave te popullit qenka edhe nje bashkepunetor serial vrases.duke filluar nga babai , vellezerit e kunatet e tije e kriminele me lidhje shoqerore paskane bere vrasje ne njerez te pafajshem ne komshinje ,kusherinje e lloje lloje krimesh te tjera si presione ,perdhunime ,vjedhje,esplosione,mashtrime, sekuestrime e te tjera .ai qenka bashkepunetori,manipulusi i dosjeve hetomore ,organizatori ,proxhetatori i shtyresi e paguesi i vrasesve te shumices se krimeve nga me misteriose qe ndodhken ne ate zone e kudo. POPULL nuk eshte mekat e krim te denosh krimin e kriminelet me denimin KAPITAL. keto njerez te pabese me te shkuara kriminale te turpeshme duhen te mbahen nen veshtrim dhe larg nga detyrat shteterore e private.

Civis sum24/10/2018 20:11

Ato që përshkruan Namiku janë më se të vërteta. Ja pse. Mjaft prej tyre u vertetua se ishin kriminelë të vërtetrë dhe kaluan nepër burgje ose janë në arrest dhe ndonjë tjetër pret me ankth siç është Tahiri, çfarë do të ndodh me të në ditët në vijim. Modeli i Rrahman Rrahjes është bash tipi që na jep Dokle. Po t'u bëhej vetingu , siç pretendon PD-ja, , jo më pak se gjysma do të skartoheshin si mall pa vlerë ose do të perfundonin në burg. Kjo është kaq e vërtetë sa nuk lë vend për dyshime. Driteroi, Blushi apo Dokle janë model tjetër dhe është turp t'i detyrosh të mblidhen në një sallë me modelin Frroku- Ndoka- Tahiri- e shumë të tjerë si këta.

EC24/10/2018 16:06

Të mos bëjmë shaka! Grupi parlamentar i PS-së së viteve që na tregon shoku Namik ishte një grup ish-kryetarësh kooperativash e komunistësh llafazanë si Namiku! Edhe shoku Dritëro, që përmendet si intelektualn më të madh të grupit, ishte produkti i baltërave të Devollit dhe kurrgjë më tepër! Për më tepër, po na thonë se paskëshin qenë idealistë! Ç'idealistë! Ata ishin thjesht një dorë karrieristësh që synuan të ruajnë e të mos shpërbëjnë Partinë e Punës (=PS) vetëm e vetëm që të fitonin privilegje! Se po të jetë puna për ideale, ç'ideal i kishte mbetur PS-së në ato vete? Idealet e PS-së (në i quajtshim ideale ato) kishin vdekur me më së voni me vdekjen e Qemal Stafës! Dhe mbi të gjitha, ishin ata të 92-96-ës, pa janë këta të sotmit! Ashtu sikurse ata të 92-96-ës ishin pasoja logjike e pushtetit të Muho Asllanit e të Hekuran Islait, edhe këta të pagjinitë e sotëm të PS-së janë pasojë e pushtetit të atyre "intelektualëve" si shoku Namik e shoku Xhelil, me gjithë brezin e tyre "të argjendtë"!

gramoz24/10/2018 15:33

Prodhimi muç qelbesires mo ça prisnit ju me shume. Mut nano dha kushtrimin, bashkohuni gjith jashtqitja e kombit per te rrezu Berishen dhe ja ku jemi, na udheheqin lloj e lloj ordineresh me dy klas shkoll dhe ne krye qershia mbi torte edvin kryeqenefi!

Shto koment

Denonco