Trondit Kreshnik Osmani: Shteti ka rënë! Rrezikojmë të shuhemi si komb

Trondit Kreshnik Osmani: Shteti ka rënë! Rrezikojmë të shuhemi si komb

19:05, 20/10/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, ka dhënë alarmin në studion e lajmeve të Syri.net, kur ka deklaruar se rrezikojmë të zhdukemi si komb.

Sipas tij për shkak të keqqeverisjes, krimit dhe drogës po largohen shqiptarët, dhe shumë shpejt nëse vazhdojmë me këtë ritëm do të zhdukemi si komb.

Më tej osmani ka dhënë disa arsye se përse shteti shqiptar ka rënë.

‘Nëse nuk vetëdijesohemi nuk do të ketë më Shqipëri dhe Shqipëria është duke përjetuar njërën prej periudhave më të rrezikshme dhe vendimtare të historisë së kombit, pas Konferencës së Londrës. Shteti Shqiptar ka rënë sepse Greqia dhe shërbimet e huaja të tjera rajonale dhe jo vetëm kontrollojnë shumë prej mediave shqiptare, kontrollojnë politikën shqiptare dhe mendimin e lirë. Shteti shqiptar ka rënë sepse kryeministri i vendit kontrollon gjithçka në këtë vend nëpërmjet terrorit, frikësimit, kontrollit dhe dezinformimit. Shteti shqiptar ka rënë sepse nuk kontrollohet prej popullit por prej oligarkëve dhe prej lobeve ekonomike. Shteti Shqiptar ka rënë sepse kryeministri përveç institucioneve të tjera të pavarura kontrollon zyrtarisht edhe aksionin opozitar. Shteti Shqiptar ka rënë sepse ka rënë Siguria Kombëtare e Shtetit i cili nuk kontrollon me kufijtë e tij dhe nuk kontrollon me zbrazjen e Shqipërisë prej shqiptarëve. Shteti Shqiptar ka rënë sepse në mungesë të shërbimeve partnere ky vend do të ishte nën kontrollin zyrat të kapove të kokainës, te kanabisit dhe te heroinës. Shteti shqiptar ka rene sepse është bere transmetuesi, dhe tubi zyrtar i shkarkimit te heroinës se Afganistanit ne Europe. Shteti Shqiptar ka rënë sepse Shqipëria sot është sipas raporteve ndërkombëtare vendi i parë në botë për konsumimin e drogës për moshat e reja. Shteti Shqiptar ka rënë sepse ky vend është kthyer në një laborator të madh droge që do të vrasë fëmijët e shtresave të varfra shqiptare. Shteti shqiptar ka rënë sepse gjysma e shqiptareve duan të largohen nga ky vend. Shteti Shqiptar ka rënë sepse është vrarë shpresa dhe çdo lloj mundësie që ky vend të bëhet në të ardhmen. Shteti Shqiptar ka rënë sepse shqiptarët ndiejnë se nuk gjendet asnjë projeksion serioz politik në horizontin e ferrit që ka projektuar Rilindja dhe bashkëpunëtorët e saj të dukshëm dhe të padukshëm’, deklaroi Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miu te kiu21/10/2018 09:07

Ky eshte lajm i mire. Ne sdime ta majm venin ton.

Shto koment

Denonco