VIDEO/ PD publikon faktet që premtoi për mafian e lojërave të fatit, kompanitë e Agron Xhafajt dhe të Olsi Ramës

VIDEO/ PD publikon faktet që premtoi për mafian e lojërave të fatit, kompanitë e Agron Xhafajt dhe të Olsi Ramës

13:53, 14/09/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka nisur sot, publikimin e fakteve që dëshmojnë lidhjen e qeverisë me mafian e lojërave të fatit. Dy deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj kanë publikuar faktet pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë pasur interes direkt në bllokimin prej 8 muajsh të ligjit të lojërave të fatit.

"Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, tha Tabaku, - kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit. Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre. 

Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit. Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar. Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve. Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali. Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit."

KLIKO KETU: DEKLARATA E PLOTE E PARTISE DEMOKRATIKE

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco