I rikonfirmuari, prokurori  i diktaturës që i akuzoi për terror, shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës Prokurori Ardian Dvorani

I rikonfirmuari, prokurori i diktaturës që i akuzoi për terror, shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës

11:27, 28/07/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka sjellë dëshmi të reja për korruptimin e organeve dhe procesit të Vetingut: dosjet e vjetra të ish-prokurorit Ardian Dvorani, që u konsiderua prej këtyre organeve si i pastër dhe u rikonfirmua në detyrë.

PD-ja bëri të ditur sot se Ardian Dvorani ishte prokurori që kërkoi dënimin për akte terroriste të qytetarëve shkodranë që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës në vitin 1990! Mjafton vetëm ky fakt, sipas PD, mungesa e integritetit moral, që Dvorani të ishte sot jashtë sistemit të drejtësisë.

 Deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, deklaroi:

"Konfirmimi në detyrë nga organet e Vetingut i Ardian Dvoranit, shërbëtori politik të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë nuk ishte thjesht një lajm i keq për reformën, duke i vënë  procesit vulën e një procesi politik. Ardian Dvorani është simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruara apo me tre shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri drejtësisë.

Shkodranët e njohin mirë, prokurorin e diktaturës Ardian Dvorani, por çdo qytetar tjetër ka të drejtë ta dijë se ai është një shërbëtor i vjetër i Partisë së Punës, sa herë ka qënë në pushtet, në diktaturë dhe në demokraci me emrin PS apo Rilindja.

Ardian Dvorani ka qënë prokurori që një ditë pas krijimit të partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh në diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet burg për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Më 13 dhjetor 1990, me zellin e shërbëtorit ndaj partisë, Ardian Dvorani akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë që kërkonin demokraci për akte terroriste kundër pushtetit popullor.

Sot që ka kaluar Vetingun, 28 vjet më parë kërkonte dënim me burg për armiqtë e popullit. Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi janë ende gjallë dhe dëshmi ulëritëse sesi Rama po i mban në detyrë. Nëse organet e Vetingut nuk do të ishin të korruptuara, Dvorani sot do të ishte përjashtuar nga sistemi i drejtësisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo28/07/2018 13:40

Adrian Dvorani ka qene perhere i perkedhelur, si dje edhe sot. Ai i perket asaj pjese te nomenklatures se larte komuniste ( mamaja e tij ka qene zevendes- ministre e shendetesise ) qe kishin ne dore gjithshka dhe realizonin cdo deshire. Nuk e kuptoj se si eshte lejuar Dvorani te ishte anetar i gjykates se larte, te pakten ne vitet kur ishte ne pushtet PD? Pse nuk u demaskua atehere si prokurori famekeq i viteve te fundit te diktatures komuniste?

krasasi tp28/07/2018 12:24

ONM duhet ti drejtohet Komisionerit Publik per ta apeluar vendimin e KPK si per rastin Dvorani , si per rastin Zaganjori.Ashtu sikurse beri ne rastin Dedja.Ndikimet e klases politike per ti pas ne strukturat qe do ngrihen, nje shumice te caktuar ( te cilesuar) per vendimarrje , eshte e pritshme.Nuk ka rendesi per ta se kush eshte, nga vjen, cfare perfaqeson?.Por mjafton qe ti degjoje, ti mbroj,apo mos ti denoncoj.Ndaj kjo kategori gjyqtaresh dhe prokuroresh duhet te trajtohet njelloj. Per te njejtin kriter qe ke vendos nuk ka pse te aplikohen qendrime te ndryshme.Qendrimi i klases politike eshte i paragjykuar edhe ne kete rast.Komisionin e kordinimit per mbikqyrjen parlamenta nuk e ngriti ngaqe jane ne nje mendje, per ta fut R.D ne kolaps dhe te fajsojne nderkombetaret.Me mire 15 magjistratet e rinj brenda sistemit se sa 15 gjyqtar apo prokuror qe jane te implikuar ne korrupsion,te ndikuar ne vendimarrje nga autocensura, nga frika e politikaneve dhe partive ne vendimarrje.Apo edhe te pa afte profesionalisht.Besoj ato qe pret publiku por edhe qe nderkombetaret synojne, nuk eshte raprezalja ndaj njerzve te ndershem dhe kopetent ne sistemin e drejtesise.Ta vene bythen ne kongjill disa gazetar apo politikan qe i kundervihen ne thelb R.D une nuk i besoj.Por qe edhe Z.Rama remon si urithi per ta degjeneruar R.D edhe per kete nuk kam pik dyshimi.

Shto koment

Denonco