Protesta e 38-të/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

21:56, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e 38-të radhazi ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit. Pas fjalimeve te Kryeministria, pjesëmarrësit kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve dhe pankartave me mesazhe politike.

Gjatë marshimit qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë. 

Në pankartat e protestuesve janë shfaqur mesazhe si “shëndetësia e dobët”, "emigrimi masiv", "mungesa e investimeve në arsim" ndërsa të rinjtë kanë thirrur sloganin e tyre "Rama jepe dorëheqjen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco