SYRI TV/ Gjykata e Tiranës shqyrton masat për 21 protestuesit - Qytetarët mblidhen para dyerve të gjykatës

11:53, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa  Gjykata e Tiranës  po shqyrton masën e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar në protestën e 2 korrikut   para parlamentit, dhjetëra qytetarë aktivistë e familjarë po protestojnë në dyert e gjykatës për të kërkuar lirimin  e tyre.  Me thirrjet  ‘Nuk jeni vetëm’ dhe ‘lironi çunat’ qytetarët kërkuan drejtësi për  21 të shoqëruarit. Në prononcimet për syri TV,  qytetarët dhe aktivistët hodhën akuzua se  ata jo vetëm janë arrestuar në mënyrë të dhunshme, por janë dhunuar edhe në komisariate. 

Sipas tyre arrestimet dhe ndalimet janë tentative e qeverisë për të frikësuar revoltën popullore ndërsa shprehen të vendosur se do të përshkallëzojnë aksionin nëse nuk jepet vendimi për lirinë absolute të 21 qytetarëve të ndaluar.   Arrestimi i protestuesve, që dalin  këtë të dielë në gjykatë për masë sigurie u bë në protestën e 2 korrikut para parlamentit, ditën që zhvillohej seancën plenare  në Kuvend. 

Policia fillimisht tentoi t’i largonte  qytetarët me forcë, me  ujë me piper e me gaz lotsjellës, e më pas arrestoi në mënyrë të dhunshme 21 prej tyre. Qytetarët e cilësojnë sjelljen e policisë si jo të ligjshme dhe proporcionale me veprimet paqësore dhe fuqinë e protestës së 2 korrikut, ndërsa i bëjnë thirrje policisë së shtetit mos të zbatojë urdhrat e Ulsi Manjës e Taulant Ballës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco