‘Paradoksi’ i opozitës së opozitës: Brohoret Rezolutën e PPE, ‘godet’ Berishën, iniciuesin e saj!

‘Paradoksi’ i opozitës së opozitës: Brohoret Rezolutën e PPE, ‘godet’ Berishën, iniciuesin e saj!

12:34, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tritan Shehu/

Rezoluta e fundit e PPE është dokumenti më i qartë, konkret, direkt, vizionar, që vë gishtin mbi bëmat e regjimit të Ramës, e deformimet e demokracisë.

Mbështetja më e madhe kjo për PD, Berishën në rezistencën ndaj këtij regjimi.

Solidarizimi e inkurajimi më i fuqishëm e rezultativ, për protestën aktuale të mijëra shqiptarëve, prej forcës më të madhe politike në Europë.

Kjo Rezolutë unike ndaj një regjimi në një vend anëtar të NATO, në proces integrimi në BE…

Ka një “histori”, një autorësi në inicim, një rrugëtim përmes denoncimesh, paraqitjesh faktesh, provash, dokumentesh për atë çfarë po ndodh në Shqipëri.

Bazohet mbi një qëndresë të gjatë, të fortë, të ashpër shumë vjeçare ndaj vendosjes se autokracisë në vendin tonë.

Që krijuan edhe mundësitë, bazën, preludin e lëvizjeve e rezistencave popullore, për të kulmuar me këtë të këtyre ditëve.

Sepse “Bota nuk fillon sot”, siç Rama mendon, njëlloj si Luigji XIV.

Proceset kanë një histori.

Dhe pa asnjë dyshim në themel, në “qelizë” të këtij zhvillimi, “historie, qëndron aktiviteti, stoicizmi, vizioni i Berishës dhe PD.

Prandaj ajo Rezolutë, që sot përmendet fort dhe në këtë protestë mbarë popullore, është jo vetëm një sukses i Berishës e PD, por dhe një “arsenal” demokratik, mundësi e jashtëzakonshme për të fituar mbi regjimin.

Tentativat mjerane për të ndarë atë Rezolutë nga Berisha dhe PD e zbehin atë, synojnë të “çarmatosin” njerëzit përballë regjimit, tu heqin atyre këtë “armë” të fortë demokratike.

Dhe këtë po tenton ta realizojë “Opozita e opozitës”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco