Gjatë protestës së 33-të të zhvilluar para Kryeministrisë, një nga aktivistët ka kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë përplasjeve para Parlamentit, duke deklaruar se ata po mbahen në mënyrë të padrejtë në qeli.
Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje autoriteteve që të lirojnë menjëherë të ndaluarit dhe kritikoi ashpër arrestimet, duke i cilësuar ato si të dhunshme. Ai tha se trajtimi ndaj protestuesve ka rritur ndjenjën e solidaritetit mes tyre.
“Prangat në duart e disave prej nesh na bënë ta duam lirinë më shumë… Uji me piper na bëri ta ndjejmë më shumë njëri-tjetrin,” u shpreh ai gjatë protestës, duke shtuar se “duhet liruar çunat”.
Protestuesi shkoi më tej në deklaratat e tij, duke thënë se të arrestuarit duhet të lirohen dhe se “qelitë ku ndodhen protestuesit duhet të zëvendësohen me ministrat e qeverisë”.
Deklarata e tij u drejtua edhe ndaj qeverisë së Edi Rama, duke e bërë thirrjen për lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar.
Deklarata:
© SYRI.net